Eli Fara ndryshon imazhin e perhershem
E Shtune, 06 Shtator 2008
Te gjithe e mbajme mend me floke te gjata, thuajse gjithe vitet qe ajo ka ne skene. Nese do t'ju thoja, madje qe floket origjinale te Eli Fares jane kacurela, ndoshta nuk do e besonit. E aq me pak mund te besohet, se Eli i ka prere floket. Nuk ka guxuar shume, madje nuk jemi te sigurt, nese ne kete eksperiment, kengetarja ka provuar vetem me paruken, apo ka arritur deri tek gershera. Meegjithate ne disa foto te realizuara pak kohe me pare tek fotografi kosovar Fadil Berisha, Eli shfaqet me floke te shkurter, pak a shume i njejti stil si Rihana. Megjithate, kengetarja shqiptare ka preferuar te ruaje me shume gjatesi.