The Wrestler" merr Luanin e arte
E Diele, 07 Shtator 2008
Juria e Festivalit te 65-te Kinematografik ne Venecia, e drejtuar nga Wim Wenders, ka dorezuar Luanin e Arte tek filmi "The Wrestler", i regjisorit Darren Aronofsky me protagonist Mickey Rourke. Aktori me i mire eshte shpallur Silvio Orlando, ne filmin "Il papā di Giovanna" (Babai i Xhovanes), ndersa aktorja me e mire eshte francezja, Dominique Blanc per rolin e saj ne filmin "L'Autre" (Tjetri). Cmimi special i jurise ka shkuar per filmin "Teza" te Haile Gerima. Luani i argjendte, per regjisorin me te mire i eshte dorezuar Aleksey German Jr. per "Paper Soldier" (Leter ushtari).
Xenia Rappoport protagoniste ne filmin "La sconosciuta" (E panjohura) ka hapur mes shume emocionesh mbremjen gala. Me vone, pas nje nderhyrjeje te shkurter i ka kerkuar publikut ne salle te ngrihej ne kembe per te respektuar te gjithe ata, qe kishin punuar me te. Ne skene eshte ngjitur me pas Drejtori i Festivalit dhe te dy se bashku kane pershendetur Ermanno Olmin i pranishem ne salle, te cilit i eshte dorezuar Luani i Arte i Karrieres dhe per te dyten here publiku i pranishem ne salle eshte ngritur ne kembe per te duartrokitur. E ndersa kane munguar disa prej fituesve te cmimeve, ne skenen e Festivalit te 65-te te Venecias, eshte ngjitur Presidenti i Jurise Wim Wenders. Juria ka vendosur t'i dorezoje nje Luan Special, regjisorit Werner Schroeter, per kompleksitetin novativ ne krijimet e tij. Schroeter ka prezantuar ne festival, filmin "Nuit de chien" (Nate qeni).