PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bon Jovi ndihmon fushaten e Obames


E Diele, 07 Shtator 2008

E ka shprehur hapur mendimin e tij, e madje edhe duke investuar per fushaten e Barack Obames. Behet fjale per kengetarin e njohur te rokut Bon Jovi, i cili nga sa mesohet ka nisur nje fushate per te mbledhur fonde, ne ndihme te kandidatit demokrat ne zgjedhjet presidenciale. Pjese e kesaj nisme eshte bere edhe gruaja e kengetarit, Dorothea. Cifti ka ftuar ne nje darke dhe spektakel te shkrira se bashku, rreth 100 miq, te cilet jane mbledhur ne nje lokal mondan, shume i njohur ne Nju Xhersi, "Navesink River". Cmimi i kontributit ne kete darke spektakel, tipike ne stilin amerikan te fushatave fondmbledhese, ishte 30,800 dollare per person. Darka u zhvillua menjehere pas Konventes Kombetare te Partise Demokrate. "Kur shikoj Obamen, - tha ne fillim te fjales se tij legjenda e muzikes rok, Jon Bon Jovi, - me duket se shoh nje burre te pjekur". Barack Obama eshte 47 vjec ndersa mbeshtetesi i tij Bon Jovi eshte 46 vjec.

Ne darken e ndihmave, kandidati demokrat Obama mori pjese vetem tete minuta, te cilat i kaloi duke u takuar me perkrahesit e tij. Bon Jovi, e ka mbeshtetur bindjen e tij per kandidatin demokrat edhe ne karakterin e forte te ketij te fundit, te cilin e ka vleresuar edhe me larte se John Kerry para kater vjeteve. Nderkohe edhe Obama ka perfituar nga rasti per te mbajtur nje fjalim te shkurter. "Une nuk shkoj ne Shtepine e Bardhe te provokoj dike, as qe te premtoj dhe te mos i realizoj ato cka premtoj, dhe se fundi te mos genjej amerikanet, sa per t'u marre votat", eshte shprehur Obama duke entuziazmuar te pranishimit dhe duke premtuar se ai do te jete i pari, pra fituesi dhe jo i dyti, sic pretendojne Republikanet.












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika