Kuarezma godet ne shenje
E Diele, 07 Shtator 2008
Takimi miqesor me Lucernen i ka lene trashegimi Interit nje rezultat ashtu keshtu (2-2) si dhe nje shterim energjish te detyruara edhe nga kushtet e keqija atmosferike, por edhe bindjen se me goditjen e fundit te merkatos eshte bere nje pazar me shume leverdi: Rikardo Kuarezma i ka befasuar te tere ne paraqitjen e tij te pare si zikalter dhe ve kandidaturen per te fituar nje fanelle titullari. "Te luaj me Katanian? - ka thene ai pas ndeshjes - Psikologjikisht jam gati". Nje asist, nje gjuajtje qe nuk perfundoi gol per shkak te nje pritjeje te madhe te portierit kundershtar si dhe shume "trivele" (goditja e tij e famshme me trinen e jashtme) te bere jo vetem per te befasuar kundershtaret dhe publikun, por edhe zyrtaret e larte te shoqerise zikalter. Difekti i vetem (mjaft i njohur edhe per kete), paksa me shume insistim me mbajtjen e topit ne aksionet personale ne ndonje rast. Ky eshte bilanci qe Murinjo, pa dyshim, e ka gjykuar pozitiv dhe qe e ve trajnerin ne kushtet per ta hedhur nxenesin e tij qe ne pjesen e dyte ne ndeshjen e se dieles se ardhshme kunder Katanias, skuadres qe e drejton nje tjeter interist i madh, Valter Zenga. "Jam ndjere menjehere mire - ka shpjeguar ai vete, Kuarezma, ne perfundim te ndeshjes - edhe pse ne fillim isha i tendosur, madje edhe i emocionuar. Kam marre pershtypje te mira nga kjo ndeshje e pare me Interin dhe fakti se luajtem ne nje fushe te veshtire i dha kesaj miqesoreje nje domethenie sikunder per nje ndeshje te vertete. Kam shume per te punuar, por kam perballuar 90 minutat me nje ritem te mire". Morali, kushtet fizike, edhe pse duhet ca qe te vendosim nje vule per kete, jane po aq te mira sa edhe aro psikologjike. Kampionati i Serise A eshte gati me takimin e pare me "trivelen". Kuarezma vuajti jo pak per te kaluar tek Interi. Ai ka kerkuar me cdo kusht t'i bashkohej thirrjes se trajnerit Murinjo, por ka hasur probleme me drejtuesit e Portos, te cilet nuk e leshonin lojtarin pa 40 milione euro. Megjithate, ne diten e fundit te merkatos u arrit qe portugezi te bashkohej me zikalterit per shumen e 18 milione eurove si dhe kartonin e brazilianit Pele, qe iu dorezua ish-ekipit te Kuarezmes.
Lojtari
Kuarezma eshte nje lojtar mjaft teknik qe njihet per improvizimet e tij ne fushen e lojes. Madje, vete Kristiano Ronaldo, mik me Kuarezmen, ka deklaruar se stilin e tij te lojes e ka fituar duke mesuar nga ky i fundit.