Terri: Anglia, frike nga mossuksesi!
E Diele, 07 Shtator 2008
Kapiteni i kombetares angleze, Xhon Terri ka pranuar se futbollistet angleze ndjejne frike nga mossuksesi eventual edhe ne kualifikimet per Boterorin 2010. "Ekziston frika nga mossuksesi. Kjo gjendje eshte qe disa vjet dhe nuk mundemi ta zgjidhim shpejte. Nuk mendoj se jemi te afte te vrapojme ne fushen e gjelber dhe ta zgjidhim kete problem brenda nates. Ne nivelin e klubeve futbollistet ndjehen me te lirshem dhe mund te luajne pa presion dhe te japin maksimumin e tyre. Nje gje te tille perzgjedhesi yne dhe une po mundohemi ta bartim edhe tek skuadra kombetare", ka theksuar Terri. Kombetarja angleze do te luaje te merkuren do te luaje ndaj Kroacise.