Ari Han: Malta do te thote vetem 3 pike
E Merkure, 10 Shtator 2008
Malta nuk paraqet asnje rrezik, por megjithate duhet kujdes dhe kujdesi vjen vetem se arrin t'i masesh mire gjerat. Ne syrin e trajnerit kuqezi, Ari Han, gjerat jane te mirevendosura, sa ai nuk ka aspak ndermend te ndryshoje receten e suksesit ndaj Suedise. Ne fushe do te zbrese i njejti formacion, ku te pakten 10 lojtare do te jene ata qe luajten ndaj nordikeve dhe vetem nje, sulmuesi, mund te ndryshoje, pasi han ende nuk e ka ndare mendjen, ne do jete Salihi apo ndonje sulmues tjeter.
Trajneri i kombetares shqiptare, Ari Han mendon vetem fitoren ne ndeshjen e sotme kunder Maltes. I pyetur nese llogarit nje tjeter rezultat, tekniku holandez eshte pergjigjur prere vetem me nje "absolutisht". Gjithashtu Han ka bere te ditur se kunder Maltes, skuadra shqiptare do te kete nje pune te veshtire, pasi do t'i duhet vetem te sulmoje. "Kunder Maltes do te jete nje ndeshje e ndryshme nga ajo me Suedine, pasi kete here duhet te jemi ne ata qe duhet te sulmojme. Megjithate une parashikoj nje ndeshje te veshtire, pasi e njoh shume mire kundershtarin qe do te krijoje nje mur te vertete. Per kete ne duhet te sulmojme me shume forca", tha trajneri i kombetares shqiptare, Ari Han. Ai ka folur gjithashtu edhe per objektivat e Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2010 ne grupin 1, ku bejne pjese Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Sipas trajnerit holandez skuadra e tij do te shohe pertej vendit te katert ne grup. "Arritem nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e pare e nese do te vazhdojme te luajme keshtu, mendoj se do te bejme nje paraqitje te mire. Ne kerkojme te ngjitemi me lart ne renditje, pra, me shume se vendi i katert", vijoi ai. Edhe pse ka premtuar nje loje ofensive kunder Maltes, Han eshte shprehur se ashtu si kunder Suedise do te zbrese ne fushen e "Qemal Stafes" me vetem nje sulmues.
Edhe pse Malta eshte nje kundershtar qe nuk ngjall interes dhe se ne gjirin e saj mungojne elemente te tipit "Ibrahimovic", tifozet kuqezinj kane rendur neper biletari duke perfituar dhe nga ulja e cmimeve.