PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fushate e suksesshme kuqezi, 3-0 Maltes dhe 4 pike


E Enjte, 11 Shtator 2008

Kombetarja shqiptare dje ka mundur te triumfoje ne perballjen e dyte ne keto eliminatore duke mposhtur modestet malteze me rezultatin e paster 3-0. Ne fakt, takimi nuk ishte aq i lehte sa pritej dhe tanet kane vuajtur shume derisa kane zhbllokuar takimin. U desh minuta e pare shtese e pjeses se pare qe Erjon Bogdani te depozitonte topin e pare ne rrjete. Me pas, ne pjesen e dyte loja e ashper e kundershtarit dhe ndonje faull i pavershellyer ne dem te tyre nga kryesori austriak, bene qe kuqezinjte ta humbisnin disi toruan, por nje gabim ne mbrojtjen malteze pas kromimit te Hykes, i dha mundesine Duros te shenonte golin e dyte dhe t'i jepte fund vuajtjeve te tifozerise, e cila ishte e shumte ne numer, pavaresisht nivelit te kundershtarit. Megjithate, ka ende kohe dhe per nje gol. Ne goditjen e kendit te fituar nga gjuajtja e forte e Besart Berishes, Armend Dallku shkeputet mire ne qender te zones dhe e con rezultatin ne 3-0, aq sa edhe dy miqesoret e fundit te fituara nga Shqiperia. Megjithate, duhet permendur se loja e kuqezinjve dje nuk ka pasur shkelqimin e asaj te Suedise, madje, ndryshimet e bera ne formacion nga Ari Han, me futjen e Ervin Bulkut ne qender te mesfushes dhe postimin e Canes ne krah te Currit ne zemer te mbrojtjes, solli nje meshtesi ne manovren sulmuese, e cila nuk gjeti as mbeshtetjen e duhur nga Agolli, qe ndryshe nga Vangjeli vuajti shume per te kombinuar me Hyken. "Picirruku i mrekullueshem" edhe dje nuk ka zhgenjyer, duke depertuar shpesh ne krah e duke futur nje numer te madh topash ne zonen kundershtare. Sidoqofte, heroi i takimit ka qene padyshim Klodian Duro, qe me nje asisit dhe me nje gol e mbylli me sukses takimin, perpara se t'i linte vendin Berishes ne shtese. Ishin spostimet taktike ne pjesen e dyte ato qe i dhane me shume ekuiliber ndeshjes, megjithese duhet theksuar se dje sulmi kuqezi ka shperdoruar vertet shume dhe se gjithcka do te kishte qene me e lehte nese Duro do te kishte shtyre sakte ne rrjete asistin e dhene me koke nga Bogdani ne minuten e gjashte te takimit. Sidoqofte, Shqiperia tani renditet ne vendin e dyte me 4 pike, aq sa edhe Suedia.

Jeton Selimi



Shqiperi-Malte 3-0

Shenues: Bogdani 45+1', Duro 83, Dallku 90'

Renditja ne grupin 1

Portugalia 2 6

Shqiperia 2 4

Suedia 2 4

Danimarka 2 1

Hungaria 2 1

Malta 2 0


Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika