Demat e kuq "ulin koken"
E Hene, 29 Shtator 2008
Partizani pesoi humbjen e dyte rresht ne shtepi, kesaj radhe me Apolonine (0-1), duke deshmuar se nenkampionet e sezonit te kaluar kane shume probleme per te zgjidhur. Fatin e takimit e vendosi goli i Klodian Asllanit, i cili realizoi ne minuten e 35-te me nje goditje pa shume pretendime me nje diagonale brenda zones, por i "ndihmuar" dhe nga gabimi i portierit Orges Shehi. Kapiteni i Partizanit, i etiketuar shpesh si "portieri i mirenjohur", deshmoi se ka humbur shume nga reflekset e tij per te kuptuar trajektoren e topit. Apolonia mund te shenonte me shume se ne gol, por edhe i realizuar nga sulmuesi kucovar Asllani, i mjaftoi trajnerit Gerti Haxhiu te conte ne Fier tri pike te arta, e t'i jepte fund serise se humbjeve. Partizani, qe nuk fiton prej nga java e pare, duhet te reflektoje pas humbjes se trete sezonale, nese nuk deshiron te mbetet ne "zonen e ftohte" te Superliges, teksa ka krijuar ne pese jave nje diference prej 9 pikesh me rivalet e perjetshem, Tiranen. Te gjithe prisnin fitoren e pare te Partizanit ne shtepi, teksa ne ballafaqimin e fundit ne "Qemal Stafa", te kuqte humben me Vllaznine 2-1. Demat e kuq luajten me besimin se ka ardhur momenti per te marre tri piket e plota kunder Apolonise, me te cilen ne tre takimet e fundit historike, ato te sezonit 2006-2007 ka dale fitimtar. Por jo gjithcka shkoi per se mbari me kete skuader. Takimi i djeshem i fierakeve konsiderohej si pika e ktheses per te trajnerin Hasan Lika. Te kuqte, pas fitores 1-0 kunder Lushnjes ne transferte (gol i Karapicit), kane pasur oshilacione ne rezultatet e tyre, duke humbur me 1-2 Vllaznine ne kryeqytet (gol i Karapicit) e Tiranen ne "Selman Stermasi" (1-2, gol i brazilianit Bruno), duke shtuar ne llogarine e humbjeve te tyre dhe ndeshjen e sotme. Pikerisht dyshes braziliane Bruno-Roma i ka besuar edhe trajneri i 15-here kampioneve te Shqiperise, Hasan Lika, i cili mbeti i pakenaqur nga performanca e Elis Bakajt ne barazimin 0-0 kunder Teutes nje jave me pare. Perpos ketyre levizje sulmi i te kuqve nuk mundet qe te kalonte topin ne rrjeten e kundershtarit. Sipas Likes, i cili deklaroi para takimit se Partizani i versionit "samba", te 15-here fituesit e Kupes se Shqiperise aktivizohen tre braziliane, eshte ne rindertim e siper, e pritet qe te jepte shenjat e nje rikthimi te bujshem, duke synuar fitoren e pare ne shtepi e per te perligjur edhe besimin e tifozerise se kuqe. Te gjitha keto ndryshime te bera ne informacionin kryesor nga trajneri Lika, duke mos dhene sukses, nuk po jep nivelet e duhura dhe po e prezantojne kete skuader si problematike me organizimin e saj.