Flautisti Jean Ferrandis ne Tirane
E Premte, 27 Shkurt 2009
Nga Ben Andoni
Nje mision, qe eshte bere i mundur se fundi, nga Orkestra e Dhomes se Tiranes. Ky formacion, i njohur me emrin "Camerata e Tiranes", e frymezuar dhe me pervojen e sukseseve te deritanishme, do te kete mundesine qe ne koncertin e fundit-muajit shkurt, te kete nje nga flautistet me te mire ne mbare Evropen, Jean Ferrandis. Lajmi konfirmohet nga burime te vete formacionit. Gjithcka ka nisur si nje rastesi e vertete. Ne Paris, nje mbremje, nje nga koleget e Ferrandis i ka sjelle nje CD nga Tirana. Ajo qe mori nga violoncelisti Dominique de Williencourt ka qene vertete nje cudi per Ferrandis, i cili ka degjuar nje interpretim brilant te Hajden dhe qe....ishte regjistruar ne Tirane! Ishte nje nga aktivitetet, ose me sakte nje koncert i mrekullueshem nga Camerata e Tiranes, qe duket se e bindi artistin e njohur te provoje timbrin e Shqiperise. Gjerat rrodhen thjeshte. Permes kolegut te tij eshte lidhur me Arben Skenderin, drejtuesin e ketij formacioni dhe pas akordimeve te nevojshme eshte mundesuar dhe pjesemarrja e tij ne aktivitet. Ndersa ka qene ne Tajlande, ne nje nga koncertet e fundit, Revista KULT, ka mundur t'i marre nje prononcim via-phone: "Degjova ne kete incizim aq shume energji, aq shume rigorozitet, aq shume pjekuri interpretimi sa kurioziteti im u rrit jashte mase. Gjeja e fundit qe do kisha menduar ishte qe koncerti qe po degjoja, te ishte nje nga koncertet e orkestres se Tiranes"
Eshte fat, qe te kesh nje artist te tille, per koncert ne Tirane dhe per organizatoret, ky artist, fale karrieres se tij shume te pasur dhe performancave te tij brilante, do te sjelle "ne skenen shqiptare nje mbremje koncertore te paharrueshme duke evidentuar gjithe mundesite dhe magjine e instrumentit te flautit, por dhe duke drejtuar si dirigjent orkestren ne vepra nga Vivaldi, Grieg, etj", sipas organizatoreve.
Me pak fjale, Sezoni koncertor "Camerata e Tiranes" eshte realizuar si nje vazhde e bashkepunimit te frytshem te shoqates kulturore Franko-Shqiptare "ARTEMA" ne partneritet me Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe mbeshtetur nga sponsori gjeneral AMC.
Duhet sqaruar se projekti i shfaqjeve te aj koncertale ka mundur qe jo vetem te promovoje jeten artistike shqiptare por edhe te vecoje shume te rinjte e talentuar, si pjese aktive te saj. Per fatin e madh te tyre ne aktivitete kane qene dhe shume artiste te njohur me parametra artistike evropiane, sepse shpesh kane marre pjese institucione artistike te huaja. Artema-Shqiperi, me Cameraten e Tiranes, jane pjese aktive e sezonit artistik 2009, qe ka promovuar shume dhe ka mundur venien ne skene te koncerteve me soliste te mirenjohur, kryesisht te huaj dhe shqiptar. b.an