Zbulohet gjurma 1.5 milion vjet e lashte
E Shtune, 28 Shkurt 2009
Nje gjurme njeriu qe daton rreth 1.5 milion vjet me pare, eshte gjetur ne Kenia, raporton Reutres. Kjo gjurme, se bashku me shume te tjera, sipas antropologeve, jane prova qe tregojne se paraardhesit e njeriut te sotem (ancetors), kane ekzistuar shume kohe me pare nga sa mendohej deri tani. Gjurmet u zbuluan ne ne dy shtresa sedimentare prane Ileret ne veri te Kenias, mendohet se i perkasin llojit te njeriut te lashte te quajtur si homo ergaster, ose me te hershem akoma ai i homo erectus, i pari homicid qe kishte trupin e nje homosapiensi me kembe te gjata dhe krahe te shkurter. "Gjurmet e kembeve vertetojne informacionet mbi formen dhe indet e buta, strukture qe zakonisht nuk eshte vene re tek eshtrat fosile te gjetura me pare", shpjegoi Matthew Bennett i Universitetit Bournemouth ne Britani.