Drama 11-vjecare e familjes tropojane
E Diele, 01 Mars 2009
Nje takim i pare, me nje rrjedhe te vrullshme dhe audience te larte e cila me besnikeri na shoqeroi deri ne oret e para te se shtunes. Bashkim Basha, 40 vjecari nga Tropoja me daten 28 shkurt largohet me skaf dhe hyn ilegalisht ne Itali duke u vendosur ne qytetin e Livornos. Me pas ne rrethana misterioze mesohet se Bashkimi tashme ndodhej ne burg, duke mbajtur lidhje me familjaret pertej detit me ane te korrespondences se letrave. Livorno qyteti ku Bashkimi do te hidhte spirancen per tu ankoruar ne mjedisin e emigracionit italian. Nje periudhe tre mujore pa asnje adrese dhe pas kesaj letra qe vijne nga burgu i ketij qyteti, atje ku ze fill kerkimi per vazhdimesine e vendndodhjes se tij.
Por ne ato qe shkruante ai ne letra thuhej se po bente burgun per te tjere por qe do perpiqej per te fituar pafajesine, ku nder te tjera cilesonte dhe nje te dhene tjeter, ndryshimi i mbiemrit ne Humia. Nje kohe prej nje viti e gjysme e kaluar aty, me misterin se kush e vizitonte. Ne 7 prill te vitit 1998 ai del nga burgu merr ne telefon familjen e tij duke iu shprehur se do shkonte sa me shpejt ne shtepi, prane familjes dhe djalit qe ende nuk kishte lindur. Por ai nuk u kthye kurre, dhe djali nderkohe rritej. Jeta ne detin e dhembjes e ka burreruar ne mendime dhe pikerisht kjo e orienton per te arritur piken e duhur te horizontit, ate pike ku do te rishfaqet figura jetesore e te atit dhe jo ajo qe ka njohur nepermjet fotografive. Tashme Ibrahimi i vogel, i rritur me kuriozitetin per te pare nje here te vetme te atin dhe jo nepermjet fotografive ka marre persiper detyren e burrit te shtepise, duke zevendesuar te atin, derisa ai te kthehet.
Por nga investigimet e bera pervec pistes se Italise eshte hapur dhe nje piste e re ajo e Zvicres, ku kjo e fundit deri diku eshte verifikuar dhe nuk behet fjale per personin qe kerkohet, Bashkim Basha. Pra, kerkimet e bera ne Livorno, Napoli dhe qytete te tjera te Italise me nje zhvendosje te koheve te fundit pikerisht ne shtetin Zviceran, ku dy emra te njejte me te tijin dhe adresa te sakta rezultuan nga shteti Kosovar. Kerkime me dy mbiemra ate te origjines dhe nje te adaptuar e pikerisht ne Humia.
Por nga publikimi i rastit te tij ne emisionin "Njerez te Humbur' vijne dhe informacionet e para duke na hapur nje drite jeshile mbi fatin e Bashkim Bashes.
Ku nje e dhene e fundit dhe e verifikuar ben fjale per nje vendosje te tij ne Angli e pikerisht ne Londer, ku tashme nje person i dyshimte shfaqet, nje femer per te cilen stafi i emisionit eshte duke punuar per zbardhjen e identitetit te saj. Po keshtu nje hap me te qendron dhe nje tropojan tjeter, deri me tani pa identitet por me nje te dhene fizike. Por kerkimet vazhdojne...... Por, surprizat per te nuk do mungojne as te premten e ardhshme, ku informacione te tjera do te publikohen, me qellim gjetjen e tij.
Orion Sema, Te gjesh pas 31 vitesh, nenen biologjike
Nje tjeter e premte ne shoqerine e "Njerez te Humbur" qe u dhuron teleshikuesve shqiptare, emocione, surpriza vetem nepermjet valeve te televizonit Klan. Nje emision i ngritur me perkushtim dhe qellimin e vetem gjetjen e personave te humbur per ti rikthyer serish ata ne gjirin e familjes, te cilet ne ankth ulen para televizorit qe te marrin sinjalin e pare per te dashurit e tyre te zemres. Caste gezimi i dhane start emisionit "Njerez te Humbur". Pikerisht gjetja e nenes se Orion Semes ishte pika kulmore, i lene ne befotrofin e Durresit ne moshen 2 vjecare. ne diten kur nevoja per dashuri, kur brenda vetes krijohet nje brenge, nje boshllek atehere cdo gje kthehet ne nje enderr. Nje histori qe me ironine e saj mban larg 32 vjet dashurine e nenes. I lindur me 30 prill te vitit 1977 adoptuar ne moshen shume te vogel, rritet ne nje familje ne Libofshe te Fierit. Ne moshen 10 vjecare ai meson papritur se prinderit qe e kishin rritur nuk ishin prinderit e tij biologjike. Ndersa rritej kuptonte se brenda vetes kishte dicka qe e bente te ndjehej bosh, vetem. Nje jete e veshtire e trazuar dhe me nje mendje te zhytur ne kujtime. Ne ditet qe kalonin deshira per te zbuluar identitetin nuk reshten. Identitet qe iu mohua ne rrethana qe nuk i njohu vec brenges dhe boshllekut qe lane. Mirepo kembengulja dhe deshira e pareshtur nuk mungoi te gjeje ate cka humbi.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com