Lavdi Kuvendit te Lezhes, apo thjesht mitit te sforcuar
E Marte, 03 Mars 2009
Ben Andoni
Do te mjaftonte, qe te shikoje pak muaj me pare, aradhen e historianeve shqiptare, qe i benin fresk studimit te historianit Jens Shmitt, qe te bindeshe per dicka, qe ata ishin dakord per te ne shume gjera. Vetem se mjaftuan pak dite dhe kur ne nje polemike absurde u perfshine shume nga ata qe nuk ishin historiane, apo ata qe nuk e kishin lexuar librin e Shmitt, "Skenderbeu", qe qellimi i portretizimit te kryeheroit te modifikohej. Smira, niveli i ulet dhe nevoja per tu bere me zor protagoniste, e bene te tyren serish. Gjithsesi, shteti shqiptar, e ka menjanuar dhe kete here shkencen dhe ka vendosur vete. Ne fillimjave ne Lezhe eshte bere nje aktivitet i madh ne nderim te Lidhjes. Kronika rrefen per Parakalimin e autoriteteve te ftuar me kete rast dhe nen shoqerimin e kaloresve, pastaj shkuarjen prane memorialit te vendvarrimit te Heroit Kombetar , pastaj nje sesion shkencor kushtuar figures se tij se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Kuvendit Historik te Lezhes dhe nje ekspozite me vepra arti etj, etj.
Per medien kane folur historiane, dhe te tjere, por kuptohet, me mangesite e medha per kuptueshmerine e vertete te rendesise se aktivitetit. Per ata, qe nuk e kane lexuar po sjellim nje pasazh nga Jens Shmitt ne nje interviste te realizuar kohe me pare me MAPO: "Une mendoj se Lidhja e Lezhes per krijimin e nje shteti te pavarur kombetar eshte thjesht nje mit. Ajo duhet te interpretohet, te shpjegohet thjesht si nje kuvend, nje institucion qe e njohim dhe nga kapitujt e ndryshem te historise shekullore te shqiptareve. Ajo ishte nje takim i perfaqesuesve me te respektuar te fisnikerise, ne hapesiren arbre, arber dhe jo-arber (sepse Cernojevici, qe merrte pjese ishte sllav), por atyre te gjitheve u interesonte qe te kishte nje kryengritje kunder Osmaneve dhe jo te krijojne nje shteti kombetar. Natyrisht kane zgjedhur Skenderbeun si udheheqes sepse ai ishte me i talentuar mes tyre. E kane njohur te gjithe dhe e kane respektuar por vetem per disa vjet, sepse pastaj kur kane kuptuar se ai nuk respektonte sistemin e Kuvendit, por kishte nje program me te gjere, kane filluar te terheqin dhe luftetaret e tyre. Une kam identifikuar nje dokument venedikas te vitit 1450, qe korrespondon me Rrethimin e pare te Krujes, qe tregon mjaft qarte qe ne radhe te pare kunder Osmaneve se shumica e perfaqesuesve te fisnikerise, anetaret e ashtuquajtur te Lidhjes se Lezhes kane ndryshuar ane. Ata kane ikur ne anen e Sulltanit. Eshte mjaft e qarte qe ne Rrethimin e pare te Krujes, Skenderbeu ka luftuar vetem me Familjen e Arianiteve, ndersa Dukagjinet kane mbeshtetur Osmanet dhe mund te themi qe Lezha ishte nje Kuvend zakonor, qe ka punuar per 3-4 vjet, qe u rrenua nga sulmi i osmaneve per dy arsye. E para sepse sundimtaret nuk e kane pranuar Skenderbeun si udheheqes rajonal;ndersa e dyta eshte forca ushtarake e osmaneve".