Shikimi, qe i eshte bere nga shteti
E Marte, 03 Mars 2009
Nga Ben Andoni
Historianet shqiptare dhe dje s'jane ndjere shume. Duhet ta mbajne mire, me sa duket. Ky eshte koncepti per aktivitetin e dale nga MKRS-ja: "Ideja dhe nevoja per mbajtjen e nje kuvendi te madh me perfaqesi nga te gjitha principatat e trojeve shqiptare erdhi fill pas fitores se madhe te vitit 1443, kur Skenderbeu filloi takimet me princer e fisnike te tjere shqiptare per te gjetur rrugen e bashkimit, pa te cilen s'mund t'i behej balle superfuqise ushtarake dhe politike te asaj kohe sic ishte Perandoria Osmane.
Pervoja e deriatehershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 ne Shqiperi, kishin treguar se osmaneve, nuk mund t`i behej balle pa bashkimin e forcave te brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa lidhjen e aleancave me vendet e Evropes.
Mbi kete qellim me 2 mars te vitit 1444, ne Katedralen e Shen Kollit te qytetit te Lezhes, u mbajt i pari Kuvend Kombetar i princerve dhe i fisnikeve shqiptare te shek. XV, disa prej te cileve kishin udhehequr kryengritjet e medha te viteve 30, kunder hordhive osmane.
Ne kuvend moren pjese: Skenderbeu, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Gjergj Strazimir-Balsha, Nikolle e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu, Leke Zaharia, Pjeter Spani, Leke Dushmani, Stefan Gojcini etj.
Ne traditen e jetes zakonore te shqiptareve ishin pikerisht kuvendet krahinore e nderkrahinore te fisnikeve, te klerikeve apo te pleqesive, me ane te te cilave behej i mundur bashkepunimi dhe bashkimi nder shqiptareve. Por nje kuvend i permasave te tilla, me perfaqesi kaq te gjere mbareshqiptare, eshte i pari qe njihet deri me sot ne historiografine shqiptare.
Dhe e gjithe kjo nuk ishte nje gje e rastesishme, pasi Lezha kishte nje pozicion gjeografik te favorshem per mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej ne afersi me zoterimet e pjesemarresve kryesore te kuvendit, ishte e vecuar nga zoterimet e tjera te Venedikut dhe kishte lidhje te ngushta ekonomike me viset e cliruara shqiptare, vecanerisht me ato te Kastrioteve.
Per me tej, duke qene Lezha nen zoterimin venecian, menjanoheshin mosmarreveshjet e pakenaqesite qe mund te lindnin ndermjet sundimtareve shqiptare per vendin ku duhej te mbahej Kuvendi, si dhe ne drejtim te nje politike diplomatike mbi marredheniet me Republiken e Venedikut.
Gjergj Kastriot Skenderbeu ishte ai qe mbajti fjalen e hapjes ne kete kuvend dhe ne ligjeraten e tij, ai qellimisht u ndal ne domosdoshmerine dhe rendesine e bashkimit politik te shqiptareve.
Kuvendi vendosi qe bashkimi te behej ne formen e nje beselidhjeje, qe nenkuptonte nje aleance ushtarake nepermjet drejtuesve te principatave dhe krereve te vendit.
Si kryetar i saj u zgjodh Skenderbeu. Nje tjeter vendim me rendesi ishte krijimi i ushtrise se perbashket dhe caktimi i Skenderbeut si Komandant i Pergjithshem i saj, kurse si institucioni me i larte vendimmarres u be Kuvendi i Anetareve te Beselidhjes, i cili do te mblidhej here pas here per ceshtje te rendesishme te Arbrit.
Beselidhja pati si tipar themelor te saj krijimin e nje aleance politike e ushtarake. Me vendimet e Kuvendit te Lezhes u be nje hap shume i rendesishem, sa i perket bashkimit politik te principatave te vendit dhe krijimit te nje pushteti qendror per te gjitha viset e lira shqiptare, pushtet i cili u zhvillua ndjeshem duke krijuar ne mbreterite dhe kancelarite e vendeve te huaja, imazhin e nje vendi me integritet politik dhe territorial, nen drejtimin e Heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut". (Reference e Ministrise se Kultures)
...
Pak e larget, qe te balancosh dy qendrime kaq shume te kunderta. Nje gje, duhet te kihet parasysh, qe duhet te pyeten me shume historianet, kurse keta te fundit duhet te kene me shume kuraje, per te thene te vertetat dhe njohjet e tyre ose te respektohet puna e autoriteteve, qe kane aparate shkencore me te zgjedhura. Por, me sa duket, dhe per shume kohe historianet tane do te mbeten me friken ndaj shtetit. Ndersa, sa per Skenderbeun, ai eshte nje figure e madhe dhe pa mbrojtjen e vockel, te historianeve te frikesuar shqiptare: Ne asnje moment lufta e tij nuk ishte nje ecje triumfale, sipas Prof. Schmitt, qe ka prezantuar ditet e fundit ne Tirane studimin e tij "Skenderbeu", por nje lufte e vazhdueshme per mbijetese. I tradhtuar, me nje perpjekje te madhe per te pasur ndihmen e bujareve te tjere shqiptare dhe me nje diplomaci te veshtire, ai mundi per 25 vjet me radhe te mbante gjalle perpjekjen e tij. Nje vullnet i rralle i tij, qe kaloi disfatat dhe tradhtite dhe qe mundi te ruante moralin e luftetareve te tij kunder Osmaneve. Bash ky vullnet, nga ana tjeter, i dergoi ne rrenim shqiptaret. Eshte kjo historia e Skenderbeut te ri, e pare nga historiani e njohur medievalist dhe e perkthyer mjeshterisht nga Dr. Ardian Klosi. "Eshte gati emblematike vetmia e Skenderbeut ne ditet e tij te fundit: hakmarresi i t'et, kundershtari i dy sulltaneve, atleti i Krishtit, Aleksandri i R u ndodh i vetem mbi rrenojat e vepres se tij", e mbyll Schmitt-i ridimensionimin e figures se heroit te shqiptareve, qe e ka vleresuar per luften dhe karizmin e tij te jashtezakonshme.