NEWBORN ne Zenit
E Marte, 03 Mars 2009
E ka mbajtur fjalen Krenar Zejno, presidenti i ZENIT, qe ne ditet e pervjetorit te Pavaresise se Kosoves, te kishte te ekspozuar nje grup artistesh kosovare. Jo thjesht per te pasuruar gjeografine e autoreve te tij, sesa per te treguar se Shqiperia dhe Kosova kane qene gjithmone nje dhe te vetmet
Permes nje mjedisi intim, presidenti i ZENIT, Krenar Zejno, ka promovuar ne fillimjave ekspoziten e pese artisteve te rinj kosovare dhe nje piktori te njohur me origjine kosovare, Ali Oseku. Ekspozita "Kosova Newborn", me veprat e pese artisteve, ka mbledhur dje shume dashamire te artit, te njohur dhe intelektuale.
Merita e Zejnos eshte se ne perzgjedhjet e tij eshte munduar te ruaje sqimen e perzgjedhjes, pa e harruar magjine e vertete te artit. Kane ekspozuar shume artiste vendas, shume te huaj dhe permes artit ne Galerine e tij kane folur te gjalle dhe te vdekur. Nuk ka aspak politike ne kete aktivitet te tij sesa nje perpjekje, per te mos e tradhtuar artin e mire dhe per te dhene "te pamunduren" e thjeshte. Ne nje traktat, qe ka shkruar per artin e kesaj ekspozite ai ka thene se: "Fjala eshte tjeterkund. Eshte se cudia hyn e tera ne sferen e artit. Domethene nuk eshte, ishte tjeterkund. Ndersa per keto dy jave do te jete ne sofren e saj, ne nje shtepi arti, tabloje dhe libri. Kur realiteti real nuk i bezan dot qartesisht bemat qe ngjajne ne te, eshte arti, me mistiken tij dhe afiniteti i tij me mistiken, qe mund edhe te qelloje ne shenje. Te qelloje artistikisht. Dhe keshtu, te shohim se si eshte ngrehur ne kete ekspo shprehja e perbashkuar e pese artisteve te Kosoves: me tablote prej ciklit kryengritje nga Gembi Xerxa, meditimet e Merita Jahaj nen cadra dielli apo shiu rreke e gjer te pulsionet e Alban Mekes, melankolise qe dergon Kastriot Nuraj prej diteve te gjata te Norvegjise, dhe serish me gjyren e kuqe vatre te Gani Gashit, nen mikpritjen shqiptare te bace Ali Osekut me veprat gjurme Kosove '99, si per te na kujtuar, me shume se origjinen e tij kosovare, vete peshen e gravitetit te origjines".
Epilogu eshte me i bukur ne konceptin, qe ka shkruar Zejno dhe qe thuhet ne kete fraze te marre: "Trishtimi eshte fati yne; po pikerisht per kete jetet tona do kendohen ne perjetesi, nga gjithe njerezia qe do vijoje".
Per fat, historia ka ndryshuar. Tashme jemi te ndare por edhe bashke. Me shume se kurre. Ndoshta, kjo te grish, qe te shikosh konceptin e Krenarit dhe te shikosh punet e pese artisteve te njohur kosovare. B.an