PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Ju rrefehem per ish-prostituten Filumene"

Bisedoi: Fjoralba Shahaj
E Enjte, 05 Mars 2009

Teatri eshte nje lloj laboratori qe te mban ne gjendje pune te vazhdueshme. Keshtu shprehet ne nje interviste per "Koha Jone" aktori Bujar Asqeriu, te cilin se fundmi e kemi pare nen petkun e Domeniko Sorianos, 50-vjecarit qe cfare nuk ka provuar ne jete, e qe pranon te martohet me nje ish-prostitute. Kjo e fundit kishte humbur virgjerine me Sorianon, por jeta me pas nuk kishte qene e lehte per te. Me besimin e tij te Zoti dhe lutjet perpara cdo shfaqje, me sfidat dhe veshtiresite e dikurshme financiare, me emocionet e vazhdueshme para publikut, qe sipas tij merr fryme njekohesisht, Asqeriu pohon se nuk do ta braktise kurre magjine e teatrit.

Roli juaj me i fundit eshte ai i Domeniko Sorianos te drama "Filumena Marturano". Na tregoni dicka me teper rreth ketij burri qe martohet me nje ish-prostitute.

Figura e Domeniko Sorianos, veper e Eduardo de Filippos, eshte nga ato figura te dramaturgjise boterore, te cilat paraqesin veshtiresi ne kualitetin e tyre artistik. Shkruar nga nje pene e dramaturgjise boterore, vepra eshte realizuar pothuaj ne gjitha skenat e botes, paraqet veshtiresi te karakterit profesional dhe mbi te gjitha te nje ndjeshmerie te larte, kjo pasi personazhi ka nje metamorfoze emocionale te forte qe duhet te vije ne menyre bindese dhe te vertete ne syte e publikut. Falenderoj regjisorin Albert Minga, qe jo vetem zgjodhi vepren qe komunikon dhe ngre probleme te rendesishme aktuale, ne shoqerine shqiptare, sic eshte dinjiteti i gruas, e cila ndodhet nen nje trysni te dhunes, qofte fizike apo psikologjike por edhe ekonomike apo administrative. Shoqeria jone ndodhet ne kete trysni dhe kapacitetet intelektuale te femres sone, nuk shfrytezohen ne maksimum per evolucionin e shoqerise sone. Kete veper ku mbrohet dinjiteti i gruas, me mencuri Minga e paraqiti shume mire para publikut shqiptar, figuren e emancipuar te Filumenes. Figura e Domenikos eshte komplekse, ai eshte nje njeri i kamur, pragmatist, qe qellim te jetes ka aventuren, qejfin per femrat, pasione si vrapimet me kuaj etj., qe i realizon pergjate gjithe jetes se tij.

Mund te thoni se eshte nje nga rolet tuaj me te veshtire ose se paku, me te arrire?

Mendoj se kete e percakton publiku, nuk mund ta percaktoje aktori, sigurisht per ne te gjithe rolet jane te dashur, sepse shpenzon shume prej vetes tende per ta krijuar dhe ngjizur nje rol. Thuhet zakonisht qe figurat qe te lodhin me shume, duhen me shume, ndodh edhe kjo, sigurisht. Megjithate, ka disa personazhe qe flene rehat ne psikofiziken e nje aktori te caktuar, ndonjehere te shkon mendja se, x figure eshte shkruar per x aktor, kjo quhet pershtatje absolute. Jam i mendimit se nuk duhet lene menjane puna qe duhet bere ne varesi te dy cilesive, se pari ndertimi i monologut te brendshem dhe se dyti spontaniteti, ne te ndertuarit dhe te luajturit ne skene.

Ju si arrini ta beni nje personazh pjese tuajen. Sa kohe dhe energji duhet te shpenzoni per te?

Roli ndertohet germe pas germe, fjale pas fjale, levizje pas levizje, pra, aktori duhet te ndertoje germat ne fjale dhe fjalet ne fjali e keto ne fraza, qe te jene ne unitet psikofizik me qellim e veprime te caktuara. Ai qe i qep bukur keto, do te krijoje nje personazh te realizuar e organik. Cdo aktor ka proceset e tij per te krijuar personazhin, ka te tille qe shkojne nga proceset e brendshme te reflekset e jashtme dhe anasjelltas. Ketu nuk ka receta. E rendesishme eshte qe ne perfytyrimin e aktorit, ne baze te kerkesave qe ka regjisori, gjithcka te jete e qarte. Prandaj duhet vene ne pune dhe duhet ngacmuar vazhdimisht fantazia, jo vetem ne konceptin krijues, qe eshte nje arme e fuqishme, por edhe per te gjithe ata qe guxojne te bejne dicka, qofte ne biznes apo cfaredo profesioni, pasi vetem permes fantazise hapen dritare. Mua personalisht me ka ndodhur edhe te ngrihem ne oren 3 te nates, pasi gjeta nje levizje te caktuar per rolin, te cilin regjisori e pelqeu shume. Kjo dhunti duhet te jete e vazhdueshme, per te prodhuar dicka te re, qe spektatori te mos thote "mire luan, po keshtu ishte, keshtu levizte duart edhe te shfaqja tjeter".

A ndodh qe spektatori te mendoje shpesh se aktori bie ne perseritje?

Sigurisht qe po. Kjo ekziston kur aktori fle dhe profesioni kthehet ne rutine, roli merret me lehtesi, por atehere je ne kurthin e tmerrshem te renies. Aktori i njohur Naim Frasheri, ka thene se "ne momentin qe aktori mendon se ka arritur kulmin e interpretimit skenik, ne kete moment ai ka nisur dishezen drejt renies". Per mendimin tim, aktori asnjehere nuk arrin te beje me te miren, asnjehere, ndoshta edhe kur mbyll syte ne vdekje ai nuk arrin dot te shprehe me te miren e tij. Keshtu qe me kalimin e viteve, aktori behet me i pjekur, por cdo gje duhet ta filloje nga e para me modesti, si ai femija qe meson abetaren, sepse ajo qe quhet eksperience, bagazh, duhet te fleje ne subkoshiencen e tij dhe vetvetiu do ta udheheqe ate. Ndaj ngacmimi dhe puna duhet te jene patjeter si ai femija qe permenda me siper, duke filluar punen nga germa. Vetem nese i merr keshtu gjerat, mund te pretendosh qe kete here do sjellesh dicka te re.

C'mendim keni per aktoret e rinj, qe shpeshhere ne raport me ju me te vjetrit, e humbasin modestine qe me rolet e para.

Te gjithe kemi qene te rinj dhe te rinjte nese bejne nje apo dy role krijojne dashje pa dashje idene se u bene dikushi. Por te behesh dikushi eshte shume e veshtire, eshte e veshtire qe te realizosh dhe te mbash gjalle kete dikush. Eshte shume e lehte qe te biesh, eshte e lehte te shuhesh. Une kujtoj ketu shume vajza e djem te talentuar qe gjate ketyre viteve mbaruan per aktore ose per profile te tjera te fushes se artit, e qe u shperndane ne provinca, ku nuk e gjeten veten e tyre e u demotivuan. Motivimi eshte shume i rendesishem ne nje art kolektiv. Dy aksioma qe i pranoj pa hezitim jane : "Pas cdo aktori te mire, fshihet nje regjisor i zoti" dhe "Puna jone eshte nje pune kolektive". Nuk mund te kete realizim goli ose fitore pa pune ne grup.

Keni punuar shume vite ne teatrin e Vlores, ku keni marre edhe titullin "Artist i Merituar". Si i kujtoni tani ato vite?

Trupat tani jane jashtezakonisht shume te vogla, asokohe ne ishim mbi 30 aktore qe vinim ne skene mbi 3-4 premiera ne vit. Une kam pasur fatin qe te me mbante gjalle kinemaja dhe nuk kam reshtur se mesuari prej aktoreve te huaj, pasi ne nuk dinim si luhej ne kinema, mesuam vetem sesi luhej teater, mirepo ka goxha ndryshime mes tyre. Kemi para Alen Delon, Marlin Brando etj., qe na magjepsnin me lojen e tyre. Ne vertet kishim bere nje shkolle aktrimi, po lojen me kameren nuk e njihnim, nuk e dinim si mund te luhej me partnerin para kameres, diferencat nga teatri ne kinema, qe jane shume specifike, nuk i njihnim.



Ju vjen keq qe publiku i gjere ju njeh me shume permes filmit, e jo nga rolet ne teater, ku duket nje aktor i vertete?

Jo, perhere ka qene keshtu, filmi te ben me publik, por nese do te shohesh nje aktor te vertete, jo se ne kinema nuk i dalin vlerat, por ta shohesh aktorin ne skene eshte dicka shume emocionuese, aty pa truke, pa asgje lloj teknike, ai shpalos gjithe kapacitetet intelektuale dhe emocionale, artistike, shperfaqet me te tera mjetet e tij shprehese perpara publikut. Me ka pelqyer perhere te luaj ne teater, pasi ai eshte nje lloj laboratori, qe jo vetem i forcon mjetet shprehese, por i kolaudon ato ne menyre te vazhdueshme, duke i mbajtur ne gjendje pune e levizje. Nga eksperimente te vazhdueshme mund te zbulosh nga vetja gjera qe nuk i ke pikasur me pare, qe nuk i ke vene ne funksion. Per kete nuk i jam ndare skenes, sigurisht qe edhe emocionet nga publiku jane emocione te nje magjie te madhe, te pakrahasueshme, kontakti mes skenes dhe publikut eshte i tille qe mund te haset dhe te shijohet vetem ne objektet e kultit.



Ju vete besoni te Zoti?

Po sigurisht dhe perpara cdo skene, ne imazhin tim une iki, lart-lart dhe krijoj nje ndjesi paqeje, te qendrueshme, qe me jep siguri dhe force per daljen ne skene.



Na tregoni ndonje moment tipik ne skene, kur keni humbur vemendjen gjate interpretimit

Momente te tilla ka plot, sidomos kur aktori vihet ne pozite per shkak te lodhjes apo arsyeve me te ndryshme. Sa per spektatorin, para meje ai eshte i gjithi nje, edhe pse mund te jene aty 5 mije persona. Une ndiej frymemarrjen e tij, ndiej syte e tij, qenien e tij, ndiej gjithcka qe ben ai. Ne shfaqje te ndryshme kam ndier nje lumturi te jashtezakonshme kur publiku thithte dhe nxirrte fryme njekohesisht. Jane sugjestione, jane goditje te cuditshme, por une vertet i kam ndier keto, jane akte te nje magjie te madhe qe ti, i ndien permes skenes. Ky eshte nje vleresim qe i behet aktorit, eshte nje kontrate qe njerezimi ka bere 3 mije vjet me pare, duke zgjedhur disa njerez qe i ngacmojne dhe i emocionojne me fantazine, artin dhe emocionet e tyre.

Ju jeni i mendimit se publiku nuk mund te genjehet?

Absolutisht jo, sidomos sot, ku per shkak te zhvillimit te kultures, kinematografise, etj., publiku eshte kaq i mencur, saqe edhe kur nuk flet kupton se c'thua, ose kur ecen apo leviz. Publiku eshte kaq i mencur saqe kerkon nje art me cilesi e kualitet te larte. Nuk genjehet ne menyre naive.

Te kthehemi pak te vitet para demokracise. A e keni ndier ju censuren asokohe?

Shiko, filmat atehere ishin brenda nje kornize te caktuar kinematografike, une vija re shpeshhere menyren sesi krijohej dekori ne spektakle te dramaturgjise botore. I kushtohej shume rendesi faktit se pse mbahen shume e erret skena, pyetej se perse jane dritat e uleta ose blu, pse drita jeshile, pse nuk lexohen mire aktoret, sikur te zihet fryma, pra, te gjitha ishin ne funksion te asaj qe gjithcka duhet te ishte me drite, me ajer, e lumtur, qe te krijohej nje ndjesi e tille edhe ne publik. Kjo ishte pjese e asaj qe quhej censure.

Sa e veshtire ka qene per ju qe te mbanit familjen nga ana financiare?

Ne vertet kemi qene artiste, por ne fund te fundit kemi qene rrogetare, ashtu sikurse njerez qe punonim ne profesione ne ndryshme, ne punonim ne profesionin e skenes. Tani c'te te them une, qe kur Sander Prosi, aktori i madh, shkonte me xhirime thoshte "nuk dua dieta, me jepni cigare, kafe e nje pjate supe". C'te te them une tani, ka me mjerim se kaq, ja vetem kete detaj te marresh parasysh. Sa detaje te tilla ka ne jeten tone. Xhironim 12 ore ne shesh xhirim dhe hanim vetem nje byrek, nderkohe qe te tjeret thoshin "shiko, ai luan ne kinema". Por, pasioni thyen hekura, deshira per te bere dicka per njerezit, per vendin tend, kapercen cdo lloj limiti e barrikade.

Nese nuk do ishit bere aktor, keni ndonje ide me se do te ishit marre ne jete?

Mendoj se mund te behesha inxhinier mekanik, pasi kam mbaruar shkollen e mesme mekanike dhe im ate, ngaqe ishte shofer, e quante gje te madhe qe te behesha inxhinier, e konsideronte titull te madh inxhinierin.

Thone per ju artistet qe jeni pak te cuditshem, disi ndryshe nga te tjeret, eshte e vertete kjo?

(Qesh) Mund te jete deri diku e vertete, sepse ne zgjojme zona te shpirtit e te trurit, qe te njerezit e tjere mund te mos jene aktive. E ne kete kuptim, shpeshhere thuhet qe jemi te cuditshem.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika