Degezohet dhe ne Tirane, Fondacioni Grek i Kultures
E Premte, 06 Mars 2009
Takimet mes dy popujve ballkanike tashme pretendohet se do te kene vokacion me te madh permes nje institucioni te tille si Fondacioni Grek i Kultures. Ai eshte pjese e rrjetit te gjere te degeve te FGK-se, te cilat shtrihen nga Odesa ne Nju Jork dhe nga Berlini ne Melburn
Fondacioni Grek i Kultures tashme do te jete prezent dhe ne Tirane. Pas Sofjes, Bukureshtit dhe Beogradit, ai ka zgjedhur dhe Tiranen si ndalesen e radhes. Ne fakt, duhet thene se ne Tirane, Vatra e FGK-se funksionon me ritme te plota qe nga shtatori i vitit 2008, ndersa perurimi "de jure" i pranise zyrtare te tij eshte bere vetem tani. Ne perurimin zyrtar te tij ka qene edhe presidenti i FGK, nje autoritet i njohur shkencor, z. Jorgos Babinjotis, gjuhetar me nje veper te plote si shkrimtar, leksikograf dhe shkencetar. Ai ka promovuar dje ne Arsakeio ekspoziten "Duke udhetuar me Kavafin", kurse aktorja e njohur Ema Andrea ka recituar poezi. Ne te njejten kohe, kori i nxenesve te shkolles Arsakeio ka paraqitur nje program me kenge te ndryshme, shoqeruar ne piano nga pianisti i shquar Robert Radoja.
Ne fakt, kulturat e dy vendeve kane shume pika takimi dhe qellimet e Fondacionit grek do te shkojne qe nga mesimi i gjuhes greke, brenda procesit te mesimit te gjuhes greke, ku studenteve u ofrohet njohja me elementet e frymes greke ne kete shkolle dhe deri ne afrimin me poetet, intelektualet, artistet e saj, etj. Shume e rendesishme mbetet dhe bashkepunimi artistik, sepse ky bashkepunim ka dhjetera vite qe zhvillohet dhe madje Greqia ka qene prezente ne Shqiperi dhe ne kohen e izolimit te plote te saj. Drejtori i Vatres se Tiranes per Fondacionin Grek te Kultures, z. Jorgos Jakumis, filolog, i vleresuar nga Akademia e Athines (per vepren e tij "Monumentet e Ortodoksise ne Shqiperi") ka thene per medien se: "Ne qender te interesit tone jane takimet e shpeshta mes njerezve te teatrit, te muzikes, te arteve pamore, te intelektualeve. Nuk jemi te interesuar vetem per paraqitjen e njeanshme te kultures greke, por deshirojme te organizojme veprimtari te tjera te perbashketa bashkepunimi mes dy qyteterimeve. Keshtu njera pale afrohet me tjetren".
Per studiuesit shqiptare shume interes paraqet dhe fusha e takimeve shkencore ne disiplinat e historise, filologjise, arkeologjise, kritikes letrare. Ky fondacion pritet qe te ushtroje veprimtarine e tij edhe ne Fier, Durres, Vlore, Shkoder, etj. Por, me thjeshte akoma e ka shpjeguar qendrimin e tij dhe ate qe duhet te bej Fondacioni ne vetvete studiuesi i vjeter Jorgos Jakumis, qe ka thene me kete rast se: "Zakonet e vjetra negative jane tejkaluar tashme. Popujt tane jane pak me te ... shkathet se qeverite tona. Ne mesimet qe ofrojme ne vijne deri dhe gjyshe! Njera nga ato meson greqisht. Pse, do te thoni ju? Qe te flase greqisht me nipin qe ka lindur dhe rritet ne Greqi. Kurse une duhet te mesoj shqip jo thjesht sepse jetoj ne Tirane, por sepse neser, nipi apo mbesa ime, do te flase gjuhen e nenes se vet. Popujt nuk ngurrojne te miqesohen njeri me tjetrin. Nuk ngurrojne te bashkudhetojne ne makinen e perbashket te kultures".