PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dudaj sjell Kledi Kadiun ne Tirane


E Premte, 06 Mars 2009

Autobiografia e balerinit te njohur shqiptar: "Meglio di una favola", shume shpejt do te mberrije edhe ne Tirane. Botimi i Mondador-it rrefen historine e tij te jashtezakonshme nga Shqiperia dhe shnderrimin ne nje star spektakli



Me logon e shtepise botuese "Dudaj", libri "Meglio di una favola" i Kledi Kadiut, do te vije shume shpejt ne Tirane. Botuesit e DUDAJ shume te interesuar per librat, qe jane ne qender te vemendjes ne tregun bashkekohor, nuk ka medyshuar asnje moment kur ka qene fjala per balerinin e njohur. Pritet, qe edhe ai vete te jete prezent ne promovimin e shpejte te librit. Libri ne Itali eshte botuar nga Mondadori dhe eshte nje liber autobiografik. Kush e njeh Kledin dhe e njeh suksesin e tij, por edhe perpjekjen e jashtezakonshme qe beri ai per t'i shpetuar fatit, qe i kishte rezervuar koha bashkemoshatareve te tij, eshte i vetedijshem per vlerat e librit. Nga ana tjeter, ata qe e njohin "Amici", programin e spektaklit te Kanalit italian te MEDIASAT- e di peshen e balerineve si ai ne jeten italiane te spektaklit. Kledi, ndryshe nga shume shqiptare, nuk ka qendruar kurre ne vend, por fale pasionit, shtuar me tekniken, sigurine, vullnetin e hekurt dhe punen e tij te palodhur punoi dhe talenti e ngjiti ne majat e suksesit ne nje shtet te huaj, ku te rralle jane ata qe munden t'ia dalin.

Kjo histori e rralle, e nje stili linear ne kete roman, qe kritika e ka cilesuar si nje "talent novel" te ben per vete. Ne te njejten kohe e tregon si shume tokesore kete enderr te mrekullueshme, qe eshte inspiruar nga realiteti i shkruar nga balerini Kledi Kadiu. Nje rrefim i nje te riu, ku nderthuret shpresa, zhgenjimi, pasioni dhe ambicia per te ecur perpara, i shtyre ne co rresht nga forca e nje endrre te madhe qe mbetet kercimi....

Merita ne kete rrefim eshte se nje artist, i ketij zhanri, e shkruan jeten e tij dhe me nje shtepi prestigjioze si Mondadori. Sipas kritikes: Balerini Kledi Kadiu permendet per plasticitetin fantastik te figures skenike, pa harruar edhe veshtrimin e tij sensual, qe prej vitesh ka bere te mundur ta enderrojne me mijera fanse te kercimit dhe bukurise se tij mashkullore.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika