PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sfida ime shqiptare me "Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur"


E Shtune, 07 Mars 2009

Nje gjeneral modern nga vepra e Ismail Kadarese, do te vihet qe nga data 11 mars ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. I realizuar per here te pare ne vitet '70, baleti rivihet ne skene me elemente te rinj, qe nga skenografia, interpretimi etj. "Kjo eshte sfida jone me e madhe", do te thoshte per gazeten drejtori i TOB-it Zhani Ciko. Por, e njejta gje vlen edhe per koreografin italian Valerio Ferrari, i cili ka mberritur nga Franca per te ndertuar skenen ku do te zhvillohet baleti. "Jam krenar dhe e konsideroj nje sfide te vertete, faktin qe po bej dicka kaq simbolike per Shqiperine dhe shqiptaret, sikurse eshte "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur", thote Ferrari per "KJ", duke shprehur njekohesisht konsideratat e tij per Ismail Kadarene, dhe duke uruar qe shkrimtari i njohur do te vije ta ndjeke shfaqjen. Sipas tij, ne mes te skenes do te ndertohet nje pirg me dhe, ku do te prehen eshtrat e pershkruara ne liber. Koreografi shpjegon se pervec ketij detaji, elementet e tjere do te jene teper te thjeshte, ne menyre qe publiku te mos lodhet dhe te fokusohet ne interpretimin e balerineve. Vepra realizohet nen nje version muzikor te ri nga maestro Zhani Ciko, drejtor i Pergjithshem i TOB-it. Premiera mban firmat me te rendesishme te artit shqiptar, si Ismail Kadare, me muzike te njerit prej kompozitoreve shqiptare me te shquar dhe me te ekzekutuar brenda dhe jashte vendit, Nikolla Zoraqi dhe koreografi nga Agron Aliaj, i cili do te jete gjithashtu pjese e trupes se baletit, ne rolin e autorit. Interpretuar nga Enada Hoxha, ne rolin e Nices, Gerd Vaso, ne rolin e gjeneralit, Ledian Agalliaj, ne rolin e kolonel Zampes, Diona Gjinika, ne rolin e priftit, Ezdalin Gorani, ne rolin e specialistit, Manjola Hasani, ne rolin e Dianes etj., artdashesit mund ta ndjekin shfaqjen ne datat 11, 12, 14, 15 mars, ne oren 19:00 ne TOB.



C'mund te thoni per skenografine, si eshte realizuar ajo, bazuar ne vepren me te njejtin titull te Ismail Kadarese?

Sigurisht qe skenografia eshte ne perputhje me punen per vendosjen ne skene te kesaj vepre. Ka qene nje sfide e vertete, sepse muzika eshte e rreth 30 viteve me pare, por eshte "pastruar" nga maestro Zhani Ciko. Ne po perpiqemi te sjellim nje koncept me kontemporan te vepres, natyrisht. Per mua, sipas librit qe kam lexuar dhe filmit qe kam pare, ishte shume e rendesishme levizja, ideja e asaj qe ben dicka me token fizike, por edhe me token si histori te se shkuares, se luftes dhe te personave qe kane rene aty. Ne do te ngreme nje grumbull me dhe ne skene, ku ne brendesi do te gjenden eshtra. Sa me thelle shkon germimi ne toke, aq me shume konsistohet ne te shkuaren. Pra, kjo marredhenie midis hapesires dhe kohes, mendoj se eshte kryesorja ne liber. Po keshtu, kemi dramen e Nices etj., qe pak a shume jane sekondare ne veper. Ne liber ka shume personazhe qe do marrin ne skene rol kolektiv, ndersa shume pjese te tjera do te shkurtohen.



Kjo do te thote qe elementet baze te konceptimit te vepres, do te jene shume te kursyer?

Jo, ne thjesht po perpiqemi te jemi sa me minimaliste dhe te thjeshte ne dekor, me shume drite, sepse do te kete levizje te balerineve, te te cilet duhet te fokusohet vemendja. Ne kete menyre, nuk do te kete ne skenografi gjera te komplikuara. Kemi disa imazhe qe perfaqesojne ndjesine e leximit te librit, mendoj se keto elemente do t'i japin force skenes.



Ju e njihni vepren e Kadarese? Po me te kemi biseduar paraprakisht ne lidhje me konceptimin skenografik te vepres?



Librin "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" e kam lexuar, kam pare edhe filmin. Kam lexuar gjithashtu libra te tjere te Kadarese dhe kam biseduar pak me te, ne Paris te Frances. Mendoj se eshte shkrimtar shume i mire, jo me kot eshte i njohur ne arenen boterore, duke e prezantuar Shqiperine dhe shqiptaret ne menyre dinjitoze. Sa per skenografine, sigurisht qe ai e di se cdo te permbajne elementet baze, por une shpresoj qe ai te vije vete e ta ndjeke shfaqjen, sepse eshte ndryshe kur ia shpjegon dhe ndryshe kur e sheh vete vepren, te gjithen te realizuar ne kompleks.



Po per sa i perket trupes se baletit c'mendim keni? Do te kete nderthurje edhe me Ansamblin e Valleve Popullore?

Mendoj se ata jane shume te hapur ne lidhje me perqasjet e reja, sidomos koreografi Agron Aliaj, per te cilin mendoj se eshte poet i vertete ne menyren sesi vepron. Ai ishte shume i vemendshem dhe i degjueshem ndaj mendimeve tona, te cilat i respektoi ne perputhje me konceptin e tij. Per nje burre te moshes rreth 75-vjecare, kjo eshte shume impresionuese. Per me teper qe ai do te performoje ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit ne rolin e autorit, duke perfaqesuar veten e tij, njekohesisht edhe Ismail Kadarene, Nikolla Zoraqin etj. Alija ne kete rast eshte nje lloj ndermjetesi midis publikut dhe skenes, shfaqjes dhe balerineve. Sa i perket Ansamblit te Valleve, ata do te kene nje pjese valleje nga vitet '60.



Eshte e lehte apo e veshtire te punosh me shqiptaret?

Jo, nuk eshte e veshtire, perkundrazi, eshte e lehte dhe e kendshme. Personalisht per mua eshte hera e peste qe vij ne Shqiperi, fillimisht kam ardhur ne Tirane ne vitin 1998, duke kerkuar nje kompozitor per te bere dicka, takova Aleksander Pecin dhe beme nje trilogji per emigracionin. Rasti me i fundit qe kam ardhur ketu ka qene dy vjet me pare, fale nje bashkepunimi me nje koreografe franceze, per te vene ne skene shfaqjen "Vajza me sy smeraldi". Kontaktet me drejtorin e TOB-it, Zhani Cikon i kemi mbajtur, dhe fale kesaj marredhenieje une jam sot ketu.



Si e konsideroni punen per realizimin e kesaj vepre?

Jam krenar dhe e konsideroj nje sfide te vertete, faktin qe po bej dicka kaq simbolike per Shqiperine dhe shqiptaret, sikurse eshte "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur".



E njihni sadopak kohen e diktatures, ne te cilen eshte vendosur vepra?

Te pakten me aq sa kam kuptuar une, vepra eshte e vendosur ne vitet '60, kohe ne te cilen diktatura e Enver Hoxhes nuk ishte ende shume e ashper. Eshte impresionuese qe nje liber i tille, i shkruar ne ate kohe, percon nje fryme krejt tjeter, duke mos e ndier fare diktaturen permes rreshtave. Nga pikepamja ime, publiku nuk duhet te lodhet apo te perpiqet per ta kuptuar vepren, mendoj se me teper duhet te jene te hapur per te perthithur emocionet.



Mendoni se keto emocione do te jene te njejta me ato qe lexuesit kane perjetuar permes librit?

Ceshtja eshte qe njerezit te jene te hapur, te vijne ne shfaqje e te pranojne emocionet. Shpresoj qe keto emocione ne fund te shfaqjes, te korrespondojne me te njejtat emocione qe lexuesi ka perjetuar me leximin e romanit te Ismail Kadarese. Pra, ajo qe ne po bejme eshte arritja e ketyre emocioneve dhe perjetimeve ne nje rruge apo menyre tjeter. Mendoj se nuk ka moshe per nje shfaqje te tille. Libri nuk flet per diktaturen, nuk mendoj keshtu, te pakten nga ajo qe kam lexuar une. Eshte nje histori qe nuk e ndien regjimin. Libri flet per historine e ketij gjenerali italian, qe vjen ne Shqiperi per te mbledhur trupat e tij ushtarake, te rene ne lufte. Ne fakt, rikuperimi i trupave te vdekura, eshte akt i lashte, madje ne tragjedite greke permendet. Pra, si te themi, eshte nje tradite qe vjen nga e shkuara, nuk ka lindur sot.

Do te vini ne Shqiperi serish, por per te vene ne skene nje veper kontemporane?

Do te kthehem kur te me ftojne sigurisht. Do te jete kenaqesi, pasi une jam specialist per veprat kontemporane.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika