PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rikthehet ne Tirane, "ELITA 5"


E Merkure, 11 Mars 2009

Per grupin muzikor "ELITA 5", nuk ka asnje medyshje ne radhet e kritikes muzikore shqiptare; ata jane grupi me i mire i historise se rock-ut shqiptar. Kenaqesia me te cilen e percjell gjithmone publiku i kryeqytetit, i ka bere ata qe te ndiejne se kane nje "borxh" ndaj tij



Ndersa po afrohet koha e tragjedise se Gerdecit, nje nga grupet me te njohura shqiptare te rock'ut, po vjen serish ne Tirane. Lajmi konfirmohet ne fillimjave nga burime te aferta me grupin. Ata jane "ELITA 5", nje grup muziken dhe tekstet e te cileve, i njohin gati te gjithe brezat qe flasin shqip. Karakteri i larte qe treguan nje vit me pare, kur ne bashkepunim dhe me dy subjekte akademike dhe disa biznese, iu kushtuan tragjedise e ka rritur dhe me shume famen e tyre tek shqiptaret.

Nje vit me vone, metohet se "ELITA 5" do t'i rikthehet publikut shqiptar ne Tirane me nje repertor te zgjedhur dhe me me shume sharm. Kuptohet pa e ndryshuar aspak muziken e tyre. Ngaqe ata, me nje mirekuptim te brendshem, prej gati 16 vjetesh kultivojne te njejtin stil muzike. Kjo lloj besnikerie e tyre ndaj muzikes qe kane krijuar, edhe pse mund te quhet i demshem per ta, ne fakt ka bere te kunderten; nuk e ka tradhtuar kurre auditorin e madh te tyre, qe prek moshat e tre brezave. ELITA 5 ka krijuar ne Maqedoni, ne nje vend ku perplasen furishem, ndikimet e muzikes rock dhe rrymave te tjera te Evropes Juglindore, por ata tingellojne gjithmone shume shqip. Brenda ketij stili ata kane pershtatur tonalitetet, dhe tematiken e kengeve te tyre.

Nje vit me pas, duke lene pas ture te suksesshme deri ne Kanada, "ELITA 5" i rikthehet publikut shqiptar te kryeqytetit. Dhe ky i fundit nuk i ka zhgenjyer kurre. Ne nje koncert te tyre, te pak koheve me pare, ata interpretuan para nje turme te ekzaltuar prej 100.000 vetesh ne Tirane. Qe atehere, grupi qe perbehet nga Arif Zyberi (solist), Besim Ibrahimi (baterist), Agron Idrizi (kitare bas), Nevip Mustafai (kitare solo) dhe Nexhat Mujovi (Virusi), orkestrues, nuk ka dyshuar asnjehere per Tiranen. Ky i fundit njihet ndryshe edhe si zbuluesi i talenteve. Pervecse eshte krijuesi i gjithe muzikes se "ELITES", Virusi ka ideuar vazhdimisht edhe bashkepunimin e suksesshem me kengetare te tjere, kujtojme ketu Adelina Ismailin, Gili, Bleona Qerretin, me te cilen mblodhen ne "Skenderbej" ate turme te paharrueshme. Pa asnje kundershtim, auditori mendon se Hitet e tyre me te mira mbeten "Nuk jam Al Kapone", album qe i beri te njohur pas '90-es ne Shqiperi, apo "Fol vetem fol", dhe se fundi "E urrej shiun".

Por, edhe njehere suksesin me te madh, ata e kane pasur ne metropolin me te madh te shqiptareve ne Tirane. Tashme ardhja e tyre, kurdo dhe per cfaredo arsye eshte nje feste e madhe. Kjo ka ndodhur qysh kur djemte nga Tetova, thyen akullin e publikut shqiptar me koncertin ne sheshin "Skenderbej", por edhe qe kthehen me nje karte te sigurt: Tirana ka publikun me te nxehte.



Banda

Arif Zyberi- Kengetar

Besim Ibrahimi- Baterist

Agron Idrizi- Bas kitare

Nevip Mustafai- Solo kitare

Nexhat Mujovi (Virusi)- Orkestrues



Albumet

Elita 5

Nuk jam Al Kapone

Fol vetem fol

Si Merlin Monro

Only for you

Hitet 2001

Elita 5 Live




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika