Helidon Haliti: Ekspozita e pare 'shqiptare'
E Merkure, 11 Mars 2009
Helidon Haliti eshte nje emer i spikatur, i artit viziv shqiptar. Per fat dhe nje nga emrat e piktoreve, qe kane ekspozuar me sukses edhe jashte vendit. Por, ekspozita e fundit e tij perkon dhe me nje ngjarje te madhe, sepse ka botuar nje album, me nje parathenie interesante te shkruar nga studiuesja Zana Varvarica dhe Dr. Moikom Zeqo. Nje vend te bukur ne albumin e tij, ze dhe pershendetja e Ismail Kadarese. Ka jetuar per shume kohe ne Greqi, ndersa ka ekspozuar vjet ne galerite e Amsterdamit "Axell Gallery" dhe "George C-ent Art Galery", por ka edhe nje fakt tjeter te pakundershtueshem, qe pikturat e tij shiten dhe ai ka ndodhur qe shpesh nuk arrin t'i mbledh punet per nje ekspozim. Qe nga fillimi i marsit, ai eshte prezent ne galerine "Mezuraj", me ekspoziten e pare shqiptare, ku mendohet te paraqiten rreth 80 punime te autorit, disa prej te cilave, prone e muzeut "Mezuraj".
Ne kuadro 110x100 dhe 100x120 dominojne ngjyrat e ngrohta dhe kompozimet e zakonshme, qe te rrefejne stilin e tij. Helidoni meton te jete nje piktor i thelle dhe qe rremon shume ne subjektin, atje ku qenia nderton shpesh me vete materien. Nje teme interesante e tij eshte "Ngujimi", nje si cikel i arrire muzeal i tij.
Bashke me Artur Muharremin, ata jane dy nga piktoret e suksesshem, pikturat e te cileve i jane shitur muzeut "Mezuraj" dhe sot jane pjese e fondit te tij.