PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje teater i ri ne kryeqytet


E Merkure, 11 Mars 2009

Tashme eshte drejt fundit. Edhe disa dite dhe nje salle prej 120 vendesh ne Teatrin e Metropolit, me dy studio provash, do te jete gati per kryeqytetin. Aty artistet mund te kalojne ore te tera duke shfletuar tekstin dhe studion e provave ne mizanskene, e cila do t'i ndihmoje per te formesuar personazhin dite pas dite.

Ndersa shfaqja 'e fundit' qe ky teater do te vendose jashte skenes se vet, do te jete "Goerge Dandin" e Molierit, nje bashkepunim shqiptaro-francez me regji te Francois Helmer ne zhanrin e tij bilingual. Ajo do te vije ne skenen e Akademise se Arteve ne ditet e fundit te ketij muaji. "Kopshti i Vishnjave", drama e shkruar nga autori i madh rus, Anton Cehov, do te hape siparin e shfaqjeve per teatrin e Metropolit ne fillim te muajit prill. Ate do ta vendose ne skene vete regjisori Kico Londo, i cili ka ne fokusin e tij shume aktore te rinj, ata te cilet edhe pas shume rolesh te arrira, nuk kane arritur te jene pjese e Teatrit Kombetar.

Nje mjedis i mrekullueshem, qe hap dhe shume mjedise te tjera si dhomen e aktoreve, dhomen e grimit, garderoben, nje prapaskene e rehatshme qe do t'i ndihmoje aktoret te harrojne korridoret e ngushta, pa drite, shkallet e lageshta. E njejta gje metohet se do te jete edhe per tekniken, pultet e komandimit te regjise, ndricimit, fonise.

Me pak fjale, Art Kafe Metropol dhe Biblioteka e Teatrit jane te hapura ne cdo moment te dites, jo vetem per te ndare nje kafe dhe per te shkembyer biseda rreth artit dhe kultures.

Londo, deri me tani ka afruar shume te rinj, por sfida e tij shkon shume me siper, kur pretendon te vendose ne skene shfaqje elitare. Dhe, ne te gjitha rastet fjalen do ta kene njerezit qe duan te provojne, te sfidojne, por mbi te gjitha t'i dhurojne publikut shqiptar cilesi. Edhe nje gje e vecante; ne ditet e premieres te nje shfaqjeje, ku nje dite e vecante do t'i kushtohet miqve te teatrit dhe familjeve te artisteve, dita e dyte njerezve te medies qe do ta pasqyrojne ne faqet e shtypit te nesermen dhe ditet qe do te vijne, publikut te gjere. Kjo do te kthehet ne nje tradite per cdo shfaqje te re, sipas Londos.

Edhe nje gje e vecante. Bashke me shfaqjet, filmat, dokumentaret e huaj qe ky teater do te mireprese, do te vijne edhe autoret e tyre, te cilet do te rrefejne pervoja te ndryshme artistike. Ion Caramitru, regjisori, aktori dhe drejtori i Teatrit te Bukureshtit, i njohur ne shume skena evropiane, mendohet te jete ne ditet e para te funksionimit te plote te ketij teatri. Teatri i Metropolit ka ardhur ne jeten kulturore, vetem 1 vit me pare dhe sot prezantohet me synime dhe ambicie te reja. Ai mbeshtetet nga bashkia e Tiranes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika