PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Shqiperia dhe bota 2008", ne 85 fotografi te ATSH dhe AFP


E Enjte, 12 Mars 2009

"Shqiperia dhe bota 2008" u pershfaq permes 85 fotografive te Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencise Franceze te Lajmeve (AFP), qe u ekspozuan per dy dite me radhe mjediset e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane, nen kujdesin e Ambasades Franceze ne Shqiperi.

Ne qender te ekspozites, qe erdhi si nje projekt i perbashket i ATSH-se dhe AFP, ishte fotografia e lajmit, qe terhoqi vemendjen e shume vizitoreve, mes te cileve ne celje te saj te marten ne mbremje ishin te pranishem Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Ambasadorja e Frances ne Shqiperi, Maryse Daviet, zv/ministrat e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ekrem Spahiu e Suzana Turku, personalitete te politikes, artit, gazetarise, etj.

Drejtori i Galerise se Arteve, Rubens Shima, vleresoi se "hapja e kesaj ekspozite prej dy agjencive kryesore, ATSH dhe AFP, ne bashkepunim me GKA, sjell ne qender ngjarjet me te rendesishme te vitit 2008 si dhe nje arkiv me foto historike".

Mes fotografive te ekspozuara nuk mungonin dhe ato te perzgjedhura nga arkivi dhe sic u shpreh drejtoresha e Pergjithshme e ATSH-se, Antoneta Malja, "nuk do te kishte kuptim qe arkiva fotografike e ATSH-se te perjetoje nje gjume te thelle e te pakthyeshem, sepse aty jane fiksuar momente te paperseritshme dhe spontane".

Fotografia, vijoi znj. Malja, si pjesa perberese e memories se nje kombi merr vlere te pallogaritshme dhe kjo eshte nje nder arsyet qe ATSH e ka fotografine si nje nder prioritetet e punes se saj. "Agjencia Telegrafike Shqiptare transmeton mbi 700 foto profesionale ne muaj, por ne kete ekspozite jane pasqyruar vetem ato te vitit 2008 dhe disa prej fotove te arkivit te ATSH", theksoi drejtoresha Malja.

Te 85 fotot e zgjedhura me shume kujdes nga ATSH dhe AFP kane sjelle per vizitoret deshmi te ngjarjeve te ndodhura ne pjese te ndryshme te botes.

Fotografite bardh e zi, te vena ne dispozicion nga arkivi i rralle i ATSH-se, terhoqen ne menyre te vecante vemendjen e shikuesve, pasi ne to paraqitej nje pjese e historise se shkuar te Shqiperise si dhe vlerat e monumenteve tipike te kultures shqiptare.

Fotot e dy agjencive vijne per fansat e fotografise, por edhe perfaqesuesit e shtypit me nje larmi stilesh dhe kendveshtrimesh, duke treguar dhe nje here vleren qe ka fotografia ne fiksimin e ngjarjeve. Ekspozita erdhi njekohesisht dhe per te gjithe ata qe mbrojne krijimtarine dhe lirine e shprehjes se mendimit, kesaj here e shprehur permes fotografise.

"Shqiperia dhe bota 2008" u hap mbremjen e se martes, per te terhequr nje numer te madh vizitoresh pergjate dy diteve te ekspozimit te saj ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane.



Thane per ekspoziten



Ambasadorja e Frances ne Shqiperi

Maryse Daviet

Ekspozita "Shqiperia dhe bota 2008" ishte e shkelqyer. Ky ishte nje bashkepunim shume i mire midis AFP dhe ATSH. Ne te u prezantuan shume foto te mrekullueshme, te cilat kane dhe vleren e nje lajmi dhe te ngjarjeve te 2008. Cilesia e fotove artistike si dhe fotolajmit eshte interesante. Dhe per fotot e vjetra cilesia duket shume e mire, pavaresisht teknikes se kohes.



Ministri i Mbrojtjes

Gazmend Oketa

Fotografia eshte nje pasioni im dhe mund te them se si fotot e ATSH dhe te AFP jane punime vertete te mira. Fotografia eshte e bukur ne cdo moment dhe ketu qendron dhe forca e saj. Pavaresisht se fotos mund t`i kaloje pak koha, vlerat e saj mbeten gjithmone. Kjo eshte ajo qe e ben foton te vecante ne krahasim me filmimet. Fotot arkiv te pasqyruara ne kete ekspozite percjellin emocione dhe pamje te bukura te Shqiperise se atyre viteve.



Piktori

Maks Velo

Hapja e arkivave eshte mjaft e rendesishme. Fotot e ekspozuara paraqesin vlerat tona dhe shqiptaret nuk duhet te presin qe keto lloj ekspozitash t`i hapin vetem te huajt. Fotografia shqiptare, sidomos ato te fotoreportereve te agjencise, jane shume interesante, pasi ato nuk jane vetem te bukura, por perbejne dhe lajm.



Regjisori

Kujtim Cashku:

Ekspozita eshte mjaft e natyrshme, por une do te doja qe kjo te shtrihej dhe me tej, jo vetem ne kete galeri, por dhe ne mjedise te tjera ne Tirane. Do te ishte vertete mire po te ekspozoheshin dhe me gjere, pasi vetem keshtu njerezit mund te dine vertete se cfare pasurie ka ATSH ne arkivin e saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika