PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 7 ) Shiko komentet

Sulmohet eskorta e Thacit


E Enjte, 12 Nentor 2009

DECAN - Kryeministri i Republikes se Kosoves, njeherazi, kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci eshte sulmuar dje pasdite ne Decan, gjate nje axhende elektorale. Te shtena me arme zjarri jane degjuar ne momentet kur nje grup njerezish, ende te paidentifikuar, sulmuan makinen e kryeministrit Thaci dhe eskorten e tij, duke qelluar dendur me gure. Gjithcka ndodhi ne momentet kur sapo kishte perfunduar tubimi permbylles parazgjedhor ne Bashkine e Decanit, kur Thaci sapo kishte dale nga Shtepia e Kultures e qytetit. Policia e Kosoves duke konfirmuar sulmin ndaj eskortes se Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci tha se gjithcka ndodhi rreth ores 16:00 ne Shtepine e Kultures ne Decan. Atje, subjekti politik i Partise Demokratike te Kosoves, ka mbajtur nje tubim permbylles te fushates parazgjedhore, ku prezent ne kete tubim ka qene edhe Kryeministri i Kosoves. 'Pas perfundimit te tubimit rreth ores 16:53, gjate nisjes se eskortes se Kryeministrit per ne drejtim te qytetit te Gjakoves, nje grup qytetaresh i kane sulmuar me gure. Ne saj te reagimit te shpejte te forcave policore, incidenti eshte izoluar dhe situata eshte vene nen kontroll", thuhet ne njoftimin e Policise se Kosoves. Mesohet se tre persona jane arrestuar si te perfshire ne ngjarje.

Qeveria e Republikes se Kosoves doli me nje deklarate te posacme per media ku tha se denon ashper sulmin e dhunshem ndaj Kryeministrit te Kosoves, z. Hashim Thaci dhe bashkepunetoreve te tij, qe ka ndodhur sot ne Decan. "Kosova eshte krenare me demokracine e saj. Ata qe veprojne me dhune kunder kesaj demokracie dhe institucioneve te saj perfaqesuese e demtojne shtetin tone", - thuhet ne reagimin zyrtar te qeverise. "Ne duhet te sillemi si nje demokraci e pjekur dhe perdorimi i dhunes eshte i papranueshem", - vijon deklarata. "Ne i ftojme te gjithe nxitesit e dhunes qe te ndalojne keto sjellje, qe te kerkojne falje dhe te sillen si duhet ne frymen e demokracise, per arritjen e se ciles kemi sakrifikuar te gjithe", - vazhdon reagimi zyrtar. Kurse ne perfundim, qeveria paralajmeron: "Nderhyrja ne procesin zgjedhor eshte nje shkelje e rende dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do te ndiqen penalisht nga organet pergjegjese".




Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika