Rezultatet paraprake, PDK fiton zgjedhjet
E Marte, 17 Nentor 2009
Kandidati i LDK-se, Isa Mustafa ka fituar garen per kryetar te Prishtines duke marre 56. 22 % te votave. Keto jane te dhenat e publikuara mbremjen e djeshme nga rrjeti i organizatave joqeveritare, "Demokracia ne veprim", te cilet kane bere edhe shpalljen e rezultateve preliminare per 10 komuna te tjera, shumicen e te cilave prin PDK, nderkaq AAK ka siguruar fitoren ne Gjakove dhe ne Decan. Koalicioni i OJQ-ve vendore "Demokracia ne Veprim", pas rezultateve preliminare per 4 komuna, ka dhene rezultatet paraprake edhe per 12 komuna te tjera te Kosoves. Sipas ketyre rezultateve, ne pjesen dermuese te komunave fituesi do te dihet pas mbajtjes se raundit te dyte te zgjedhjeve - balotazhit. Sipas rezultateve te ketij koalicioni, ne garen per kryetar te Prishtine ka fituar kandidati i LDK-se Isa Mustafa me 57.79%, ne Decan kandidati i AAK-se me 64.35%, ne Prizren do te kete balotazh mes kandidatit te PDK-se (33.01%) dhe atij te LDK-se (29.88%). Ndersa ne Mitrovice do te kete balotazh mes kandidatit te PDK-se (39.29%) dhe atij te LDD-AKR-se (25.95%). Po keshtu, ne Kline do te kete balotazh mes kandidatit te PDK-se (39.45%) dhe atij te AAK-se (31.60%). Edhe ne Rahovec do te kete balotazh mes kandidatit te PDK-se (33.50%0 dhe atij te LDK-se (23.12%). Nga te dhenat paraprake ne Gjakove ka fituar kandidati i AAK-se me 50.84%, ndersa ne Gjilan do te kete balotazh mes PDK-se (37.34%) dhe LDK-se (29.33%). Nga ana tjeter, ne Peje do te kete balotazh mes kandidatit te AAK-se (41.14%) dhe atij te koalicionit LDD-AKR (14.55%). Ne Mamushe ka fituar kandidati i partise turke KDTP me 72.36%; ne Ferizaj ka fituar PDK me 51.56%. Se fundi, ne Obiliq do te kete balotazh mes kandidatit te PDK-se (32.40%) dhe atij te AAK-se (28.93%).
Nderkaq ky koalicion ne oret e para te dites se hene kishte dhene rezultatet preliminare edhe per kater komuna te tjera te Kosoves. Sipas ketij koalicioni, ne Podujeve Lidhja Demokratike e Kosove, respektivisht kandidati i saj per kryetar Agim Veliu ka shenuar fitore qysh ne raundin e pare me 51.91% te votave, i pasuar nga PDK me 28.95%, AAK 11.91%, LDD-AKR 0.76% dhe te tjera 6.47%. Ne Malisheve nderkaq, kandidati i PDK-se per kryetar te kesaj komune ka fituar 50.09%, i pasuar nga kandidati i LDK-se me 34.43%, AAK 2.85%, LDD-AKR 2.55% dhe kandidati i pavarur me 10.06%. Ne Suhareke nderkaq, eshte e sigurt se fituesi per kryetar te komunes do te dihet pas raundit te balotazhit, ku do te ndeshet kandidati i AAK-se me ate te PDK-se. Ne raundin e pare, kandidati i AAK-se ka fituar 35.59%, ai i PDK-se 31.80%, ai i LDK-se 31.30%, ai i LDD-se 1.02% dhe kandidati i PS-se 0.29 %. Ne komunen e Gracanices, fitues eshte Bojan Stojanovic me 57.41% te votave. Sipas rezultateve te koalicionit "Demokracia ne Veprim" per komunat tjera, ne Drenas ka fituar kandidati i PDK-se me 89.36%; ne Kacanik ka fituar kandidati i PDK-se me 55.84%; ne Fushe Kosove kandidati i LDK-se me 57.68%; ne Skenderaj kandidati i PDK-se me 85.29%; ne Shtime kandidati i PDK-se me 69.71%; ne Vushtrri kandidati i PDK-se me 51.74%; ne Kllokot duke qene se ka garuar vetem nja kandidat, ai i SLS, Sasha Mirkovic, eshte fitues. Nderkohe, ne Istog do te shkojne ne balotazh kandidati i LDK-se me 47.96% dhe ai i AAK-se me 21.38%; ne raundin e dyte ne Kamenice do te garoje kandidati i PDK-se me 42.65% dhe ai i LDK-se me 29.22%; ne Lipjan do te shkojne ne balotazh kandidati i PDK-se me 43.72% dhe ai i LDK-se me 38.60%; ne Shterpce do te garojne kandidati i SLS-se me 39.67% dhe ai i PDK-se me 25.07%; ne viti do te shkojne ne balotazh kandidati i koalicionit AKR/LDD me 33.58% dhe ai i PDK-se me 29.76% ; ne Han te Elezit prin kandidati i pavarur Rufki Suma me 44%, i cili ne raundin e dyte do te garoje me kandidatin e PDK-se i cili ka fituar 37% te votave; ne Dragash do te kete balotazh ndermjet kandidatit te PDK-se me 41.53% dhe atij te LDK-se me 37.18%.