PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Thaci: Kosova, kampione e demokracise ne rajon


E Marte, 17 Nentor 2009

Nje dite pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale, kryeministri Hashim Thaci i vleresoi si shume te suksesshem procesin zgjedhor, duke deklaruar se zgjedhjet e 15 nentorit kane tejkaluar kornizat e kuptimit elektoral-lokal, duke deshmuar para opinionit nderkombetar, se Kosova eshte kampione e demokracise ne rajon. Kryeministri i beri keto komente te henen ne oret e pasdites ne nje konference per media. Ai tha se secili shtetas i Republikes se Kosoves duhet te ndihet krenar per suksesin e arritur ne zgjedhjet lokale, te parat ne Kosoven e pavarur, sovrane, demokratike dhe shumetnike. "Me organizmin e mire te zgjedhjeve, Kosova u deshmua si kampion i demokracise ne rajon", tha Thaci, sipas te cilit, keto zgjedhje kane marre edhe kuptimin e referendumit dhe besimit per qeverisjen e mire ne Republiken e Kosoves. Sipas tij, zgjedhjet lokale te 15 nentorit, ishin zgjedhje fer, te lira, demokratike, te konkurrences se lire, ne te cilen u deshmua pjekuria me te larte politike por edhe e administrimit te votes, te shpalljes se rezultateve dhe pranimit unanim te rezultatit zgjedhor, Eshte jashtezakonisht inkurajuese, vijoi ai, fakti se ne keto zgjedhje kishte numer me te madh te votuesve se sa ne vitin 2007. Per mbarevajtjen e procesit zgjedhor, Thaci tha se ka marre pergezime nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe nga autoritetet nderkombetare te akredituara ne Kosove. Ai falenderoi, nderkaq edhe KQZ-ne, per punen e shkelqyeshme qe kane bere ne pergatitjen e zgjedhjeve, duke thene se eshte bere nje pune e mire, model edhe per te tjeret. "Falenderoj edhe Policine e Kosoves per punen profesionale, por edhe mediat qe gjate gjithe procesit treguan profesionalizem, vendosmeri dhe guxim ne punen e tyre dhe korrektesine me te larte", tha Thaci. Keto zgjedhje, sic tha ne fund kryeministri, kane konsoliduar fuqishem qeverine dhe te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves. "Me suksesin e plote dhe te fuqishem te institucioneve tona, popullit tone, ne keto zgjedhje ne e kemi ofruar shtetin e Kosoves edhe me afer integrimit ne BE dhe ne NATO", konsideron kryeministri Thaci.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika