PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Fajon: Kosova te perfitoje nga hapja e dialogut per vizat


E Marte, 17 Nentor 2009

Deputetja Sllovene ne Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, doli dje ne mbrojtje edhe te shtetit me te ri ne Ballkan Kosoves. Sipas saj, Kosova, nuk mund te mbetet nje vrime e zeze ne procesin e liberalizimit te vizave. Perkundrazi, Fajon tha se ajo duhet te perfitoje nga hapja e dialogut ne kete proces. Vleresimi i eurodeputetes, u dha dje ne Konferencen "Regjimi pa viza per Shqiperine, hapat e fundit", ku ajo ishte e ftuar e nderit. Gjate diskutimeve per procesin e liberalizimit te vizave, per vendet e Ballkanit Perendimor, Kosova eshte diskutuar jo pak here qe si shteti me i ri, te ece perpara edhe ajo me proceset integruese. Vleresimi i Fajon, erdhi nje dite pas zhvillimit te zgjedhjeve te para ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Zgjedhje te cilat u vleresuan si nje hap perpara dhe me standarde. Eurodeputetja nenvizoi gjithashtu rolin ne rritje qe do te marre Parlamentit Evropian ne kuadrin institucional dhe vendimmarres te BE me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones me 1 dhjetor te 2009.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika