PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Berisha: Fitoi Kosova, kaloi me sukses proven e pare te madhe


E Marte, 17 Nentor 2009

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, pershendeti me perzemersine me te madhe qytetaret e Kosoves, qeverine, forcat politike dhe institucionet e Kosoves, per zgjedhjet vendore qe u zhvilluan, te cilat ishin nje test i madh i shtetit te pavarur dhe demokratik te Kosoves. "Deshiroj te shpreh kenaqesine time me te madhe per menyren e qyteteruar te zhvillimit te tyre, e bazuar kjo ne raportet e mediave kombetare dhe nderkombetare", deklaroi Berisha. Ai uroi te gjithe ata qe dolen fitues ne keto zgjedhje. Sipas tij, nje gje eshte e sigurt, se me i fituari ne keto zgjedhje eshte qytetari i Kosoves, sepse vendi i tij, sistemi i tij kaloi me sukses proven e pare te madhe, ate te zgjedhjeve te mira dhe lira. Per hir te se vertetes, vijoi kreu i ekzekutivit, ne vezhgimin e ketyre zgjedhjeve ishin perqendruar mediat me te medha te botes, mediat e medha te vendit, por edhe institucione nderkombetare. "Zhvillim pozitiv ne keto zgjedhje ishte se pjesemarrja e serbeve ishte me e larte se ne cdo proces tjeter, por edhe vete pjesemarrja ne kete proces zgjedhor ishte me e larta e regjistruar ndonjehere ne zgjedhjet vendore ne Kosove", tha nder te tjera, kreu i mazhorances.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika