Kush humbi dhe kush fitoi?
E Merkure, 18 Nentor 2009
Albana Isufi
Subjektet me te medha politike te Kosoves e shohin veten si fituese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit, edhe pse perqindja e fitoreve te partive politike ne nivelin nacional nuk eshte shpallur ende. Partia Demokratike e Kosoves vlereson si fitore per Kosoven pjesemarrjen dhe procesin e rregullt ne votime. Sa per vete subjektin, permes zedhenesit Blerand Stavileci, PDK-ja shprehet e kenaqur. "Pervecse u deshmuam dhe u rikonfirmuam ne 18 komuna qe ishin ne qeverisjen e PDK-se ne nivelin komunal, ne tani jemi te pranishem dhe ne tri komuna te tjera", thote Stavileci. Partneri i PDK-se ne koalicionin qeverises, Lidhja Demokratike e Kosoves, ka pritur te kete rezultat me te mire ne disa komuna. Megjithate, edhe LDK-ja, sipas zedhenesit Vehbi Miftari, eshte fituese. "Konsiderojme se zgjedhjet kane rikonfirmuar konceptin politik te LDK-se dhe ate qe eshte vlere tradicionale e saj - konceptin qytetar, elitar dhe intelektual te saj. Ka disa rezultate ne disa komuna qe nuk jane shume te favorshme per ne, por ka nje rritje te mbeshtetjes se elektoratit ne planin nacional", shprehet Miftari. Ne zgjedhjet e se dieles, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves fitoi ne raundin e pare 4 komuna te Kosoves. Por, nuk jane komunat, sa eshte perqindja ne planin nacional ajo qe ben kete parti ta ndjeje veten fituese. Sekretari i pergjithshem i AAK-se, Burim Ramadani, shpjegon: "AAK-ja eshte fituesja e ketyre zgjedhjeve, sepse eshte partia e vetme qe eshte rritur 100 % me vote te pergjithshme dhe me perqindje dhe eshte pikerisht ajo qe e kemi pritur".
Shpjegim pak a shume te ngjashem me subjektet politike japin edhe analistet politike. Driton Lajci, pervec rritjes se AAK-se, e sheh nje perseritje te zgjedhjeve te vitit 2007. "PDK-ja vazhdon te mbetet fituese e zgjedhjeve ne Kosove. Ndersa, AAK-ja e ka thyer ate rrethin vicioz te te qenit parti rajonale, parti krahinore, sepse ka depertuar ne pjese tjera gjeografike te Kosoves. Humbes, por jo shume i madh, kesaj radhe eshte LDK, qe ka humbur dy-tri komuna qe i ka pasur nga zgjedhjet e kaluara", thote Lajci.
Nderkohe, ka zera qe thone se epilogu i ketyre zgjedhjeve do te ndryshoje edhe konfigurimin e skenes politike. Per kete eshte i bindur Burim Ramadani. "Zgjedhjet parlamentare duhet te mbahen menjehere ne 6 muajt e ardhshem, per shkak te humbjes se legjitimitetit apo per shkak te ndryshimit te konfiguracionit politik ne Kosove", thekson Ramadani. Rikonfigurim te vazhdueshem sheh Vehbi Miftari i LDK-se. Por, kjo gje nuk do te cenoje, sipas tij, koalicionin aktual mes PDK-se dhe LDK-se. "Rikonfigurimi i skenes politike ka ndodhur edhe para zgjedhjeve dhe do te vazhdoje edhe pas tyre. Por, nuk duhet te nderlidhen domosdo rezultatet e zgjedhjeve lokale me nivelin qendror", shprehet Miftari. PDK-ja mbetet e bindur se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme. Blerand Stavileci thote se kritikat e partnereve te koalicionit kunder njeri-tjetrit nuk do te ndikojne ne nivelin qendror. "Mbetet legjitim vendimi i presidentit per zgjedhjet parlamentare. Koalicioni do te vazhdoje te punoje ne menyre stabile dhe ne menyre funksionale", shpreh bindjen Stavileci. Ne anen tjeter, Driton Lajci nuk mendon se ka kerkesa dhe se eshte ne interes te Kosoves ndryshimi i skenes politike ne nivelin qendror. "S'ka as kerkesa te castit e as rezultate te jashtezakonshme, ne menyre qe te ngrihet si ceshtje shqyrtimi i koalicionit aktual", thote Lajci. Megjithate, analiste tjere politike mendojne se te dyja partite ne pushtet, pas akuzave kunder njera-tjetres ne fushate, tani duhet te rimendojne strategjine e tyre per qeverine qendrore, nese duhet te vazhdojne te jene ne koalicion, apo te dyja duhet ta shohin fatin ndaras.