PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Tirana feston 65-vjetorin e clirimit


E Merkure, 18 Nentor 2009

Sonila Isaku

Tirana ka festuar dje 65 vjetorin e clirimit te saj. Me dhjetera veterane te Luftes Nacional-Clirimtare e kane festuar kete dite qe heret ne mengjes. Fillimisht, atyre u eshte rezervuar nje takim me kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama ne ambientet e bashkise dhe me pas nje vizite, ne pavijonin e ngritur ne qender te kryeqytetit, ku ne kujtim te kesaj dite jane vendosur fotografi, qe pasqyronin momente nga Lufta Nacional-Clirimtare. Si cdo vit ne kete date nuk mund te mungonin homazhet tek monumenti i "Ushtarit te Panjohur" ne Tirane. Kurora dhe buqeta me lule, ne nderim te te reneve.

Festa

Ne festen e 65 vjetorit te clirimit te Tiranes ka qene i pranishem edhe ministri i Shtetit, Genc Pollo perfaqesues nga Presidenca, Ministria e Mbrojtjes. Keta te fundit se bashku me kryetarin e baskise, kryen homazhet dhe vendosen kurora me lule ne monumentin e "Ushtarit te Panjohur", simbol i luftes dhe i clirimit te Tiranes nga pushtuesit nazi-fashiste. Rrjedha e te gjitha aktiviteteve me rastin e 17 nentorit, eshte mbyllur me nje pritje te organizuar nga kryebashkiaku Rama, i cili ka shprehur mirenjohjen e tij per te gjithe veteranet, nderkohe qe ka kerkuar me shume mbeshtetje per ta, nga strukturat e qeverise. "Por sot 65 vjet me pas, cdo vit dhe pervjetor qe shkon, nderimi per te renet ne ate lufte dhe veteranet e saj, nuk ndjek kurrsesi vetem nje moment ceremonial. Kaq eshte jo thjesht pak, po mangesish shume, sepse ne qe vijme pas kemi detyrimin t'i kujtojme ngjarjet dhe protagonistet qe shkruajne sot lavdishem te shkuaren, duke reflektuar per lirine dhe vlerat e lirise ne jeten qe bejme",-tha Edi Rama, kryetar i bashkise se Tiranes. Sipas tij, lufta e tyre eshte nje pjese e ndritur e historise se Shqiperise.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika