Tamiflu, per te gjitha qendrat shendetesore
E Premte, 20 Nentor 2009
Per te pasur nen kontroll situaten, Ministria e Shendetesise ka vendosur kontakte te vazhdueshme me ministrite e tjera, me qellim uljen e qarkullimit te virusit. "Eshte siguruar sasia e nevojshme e Tamiflu-se dhe eshte shperndare sasi rezerve ne te
gjitha spitalet rajonale te vendit. Nga data 14 nentor eshte vendosur te rritet aksesi i
popullates ndaj preparatit Tamiflu, duke mundesuar mjekimin jo vetem ne kushtet
spitalore por edhe ne shtepi, ne rastet e rekomanduara nga mjeku specialist", thuhet ne buletinin e ISHP-se. Sipas ketij te fundit, Tamiflu eshte siguruar edhe per spitalet e rretheve te vogla dhe poliklinikat. Nderkohe qe apelohet forte per te rritur nivelin e higjienes tek te gjithe personat. Nderkohe, specialistet e shendetesise garantojne se ministria ka marre te gjitha masat, per te pasur ne kontroll situaten, por ata keshillojne qytetaret qe te marrin sa me shpejt vaksinen kunder gripit sezonal, e cila sherben dhe si mase parandaluese per gripin e derrit qe pritet te perhapet me shpejtesi. Ministria e Shendetesise ka nisur bashkepunimin edhe me Ministrine e Arsimit, ate te Mbrojtjes, Ministrine e Brendshme dhe te tjera, per te raportuar ne rast se ka mungesa per shkak te gripit ne institucione te tilla si shkolla, reparte, konvikte polici e te tjera.