PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kur u shfaq edhe u zbulua gripi i derrit


E Premte, 20 Nentor 2009

Gripi i derrave eshte cilesuar nga specialistet si nje semundje shume e rende dhe vdekjeprurese per personat te cilet preken. Infeksionet e para te ketij virusi jane shfaqur dhe evidentuar per here te pare ne vitin 1950 ne persona, te cilet kishin kontakt te drejtperdrejte me derrat. Sipas te dhenave rezulton se ky lloj virusi transmetohet nga derrat tek njeriu, nga njeriu tek njeriu, por jo nepermjet konsumit te mishit te derrit. Per sa i perket Evropes qe nga viti 1958 e deri me tani jane raportuar plot 17 raste te ketij lloj virusi, kurse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje virus i tille u vu re ne New Xhersi, tek nje kamp ushtaresh ne vitin 1976. Nga kjo kohe e deri me tani specialisteve te fushes, iu eshte dashur te bejne kerkime dhe ka rezultuar se virusi transmetohet me lehte nga njeriu tek njeriu, por edhe nga derrat tek njeriu. Per sa i perket rasteve te infektimit nga njeriu, ku virus qarkullon permes kontaktit te ngushte dhe rruges ajrore. Simptomat jane te ngjashme me ato te nje gripi normal, duke filluar nga temperatura e larte, dobesia trupore, dhimbje fyti, kolle dhe rralle shfaqet edhe me diarre.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika