PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Gripi sezonal 12 mije raste te reja cdo jave


E Premte, 20 Nentor 2009

Sonila Isaku

Ulja e temperaturave gjate ketyre diteve te fundit, ndryshimi i herepashershem i tyre, ka bere qe te rritet ndjeshem numri i personave te prekur nga gripi i zakonshem. Te dhenat me te fundit te Institutit te Shendetit Publik raportojne per 11.900 te prekur gjate gjithe javes. Kjo shifer eshte me e larte se nje vit me pare, nderkohe qe me te prekur rezultojne se jane femijet. Per sa i perket gripit te derrit, deri diten e djeshme jane shenuar 144 raste.

Rastet

Pavijonet e spitaleve, urgjencat dhe poliklinikat po perballen me nje numer te konsiderueshem pacientesh, te cilet jane te prekur nga viroza stinore. Sipas te dhenave nga keto qendra shendetesore, te cilat raportojne cdo dite numrin e pacienteve rezulton se jane rreth 12 mije persona qe kane kerkuar ndihme mjekesore. Por edhe nje kontigjet tjeter te semuresh nuk eshte regjistruar per shkak se nuk kane shkuar tek mjeku, duke kaluar gripin ne kushtet e shtepise. Per sa i perket rasteve te personave te prekur nga virusi A/H1N1, deri diten e djeshme jane regjistruar 144 te tille. "Fillimi i ndryshimit te menjehershem te temperaturave, eshte shoqeruar edhe me nje situate te re te epidemise se gripit ne Shqiperi. Krahas rasteve te shtuar me virusin gripal A/H1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit, sigurisht jane shfaqur dhe raste te gripit stinor. Per sa i perket gripit te derrit jane 144 persona te prekur", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Ky i fundit u ka kerkuar institucioneve shendetesore te jene ne nje shkalle gatishmerie te larte.

Keshilla

Evitimi i ambienteve te mbyllura dhe me shume njerez, si dhe higjiena maksimale jane dy nga keshillat kryesore qe jane dhene nga specialistet e virologjise dhe infeksionistet. Virusi A/H1N1 sipas mjekeve perhapet nepermjet ajrit, po ashtu si cdo virus tjeter ka masa parandaluese. Cdo qytetar brenda territorit te Shqiperise duhet te zbatoje nje sere masash, ne menyre qe te parandalohet perhapja e tij. Nga ana tjeter specialistet japin keshillat e nevojshme, sic jane; te mbulohet goja kur teshtihet apo kollitet me shami, apo me maska dhe me pas keto te hidhen ne koshin e plehrave. "Popullsia te mos grumbullohet ne vende pak te ajrosura, te mbaje higjienen personale. Keshillat kryesore theksojne se duhet te lahen duart shpesh si dhe te mos preken syte, hunda apo goja. Nje tjeter keshille e specialisteve eshte qe vaksina Tamiflu, duhet te kryhet vetem pas keshilles se mjekut sepse mund te jape probleme te renda ne shendet.

Simptomat

Sipas autoriteteve te shendetesise, gripi i derrit ngjason me ate te zakonshmin, temperature e larte, dhimbje koke, rrufe, por tek femijet dhe te rriturit mund te shfaqen dhe simptoma te tjera. Deri tani, sipas mjekeve, trajtimi i vetem mbetet ai me Tamiflu, i cili disponohet nga institucionet shendetesore dhe do te perdoret per te gjitha rastet qe do te konfirmohen nga autoritetet e Institutit te Shendetet Publik. Aktualisht jane percaktuar kategorite qe jane me te rrezikuara nga virusi i gripit te derrit.



Masat qe duhen marre

Te zbatohen rregullat e higjienes standarde dhe asaj respiratore.

Te menjanojme kontaktet me njerezit e semure.

Ne rast se jeni te semure, qendroni ne distancen nga te tjeret per t'i mbrojtur ata.

Qendroni ne shtepi mos shkoni ne pune, shkolle dhe mos dilni nese jeni i semure.

Lajmeroni menjehere mjekun.

Mbuloni gojen dhe hunden me shami kur kolliteni apo teshtini.

Mos peshtyni ne toke.

Hidhini shamite e peshtjella ne koshin e plehrave

Lani sa me shpesh duart me uje e sapun, sidomos pasi jeni kollitur apo keni teshtire.

Larja e duarve me alkool, eshte gjithashtu e efektshme.

Mos prek syte, hunden dhe gojen.

Mikrobet perhapen kur nje person prek siperfaqe te ndotura me mikrobe.

Pastroni siperfaqet dhe dezinfektoni mjediset, sidomos atje ku ka te semure.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika