PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Shqiperia, pse duhet te nderpritet cikli i deprivimit


E Premte, 20 Nentor 2009

Nga Amnesty International

Ne pervjetorin e njezete te miratimit te Konventes mbi te Drejtat e Femijes nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara (KB), Amnesty International i ben thirrje autoriteteve shqiptare te sigurojne qe femijet te mos vendosen ne jetimore kur eshte e panevojshme.

Amnesty International eshte e shqetesuar se varferia mbetet nje nga arsyet kryesore per vendosjen e femijeve ne jetimore ne Shqiperi dhe largimin e tyre nga familja. Shume prej ketyre femijeve e kane nje prind ose nje te aferm, por keta nuk mund ta perballojne ekonomikisht rritjen e tyre. Organizata i ben thirrje qeverise qe t'i mbeshtese dhe t'u jape nje ndihme te mjaftueshme ketyre familjeve, ne menyre qe ato te mund t'i rrisin femijet e tyre brenda familjes.

Ne nje memorandum derguar kete jave Presidentit te Shqiperise dhe qeverise shqiptare, organizata shkruan: "Sot ne kujdes rezidencial gjenden femije interesat e te cileve do te mbroheshin me mire nese do te qendronin me familjet e tyre, dhe te cilet e kane nje prind ose te aferm, qe do te kujdesej per ta, sikur t'u ofrohej mundesia e nje ndihme ekonomike dhe perkrahjeje tjeter". Ketyre femijeve po u mohohet e drejta per nje jete familjare.

Amnesty International eshte gjithashtu e shqetesuar se, femijeve jetime dhe atyre pa kujdes prinderor qe largohen nga Shtepite e Femijes, nuk u ofrohet perkujdes individual, mbikeqyrje dhe ndjekje e metejshme e mjaftueshme; sidomos ata qe dergohen ne shkolla te mesme profesionale me konvikt, nuk marrin mbrojtjen dhe ndihmen e duhur nga shteti deri ne moshen e pjekurise (18 vjec), sic eshte e drejta e tyre sipas ligjeve kombetare dhe nderkombetare. Si rezultat, shume prej tyre e lene shkollen dhe nuk marrin aftesite dhe kualifikimet qe do t'u krijonin mundesine te jetonin ne menyre te pavarur. Si persona te rritur, ka te ngjare qe ata te jene te pastrehe dhe te rrezikohen te jetojne ne kushtet e nje varferie te skajshme dhe perjashtimi shoqeror. Amnesty International i ben thirrje edhe nje here autoriteteve shqiptare qe te zbatojne te drejtat e jetimeve per te pasur perparesi ne strehim dhe punesim, sic kerkohet edhe nga legjislacioni kombetar.

Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara do te miratoje sot Udhezimet per Kujdesin Alternativ te Femijeve. Keto Udhezime kane per qellim, nder te tjera, qe te: "Ndihmojne dhe nxisin qeverite te zbatojne me mire pergjegjesite e tyre. . . " dhe: "Te drejtojne politikat, vendimet, dhe veprimtarite e te gjithe atyre qe merren me mbrojtjen shoqerore dhe mireqenien e femijeve, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat, perfshire edhe shoqerine civile".

Amnesty International i mirepret keto Udhezime, qe thone se: "Femijet duhet te vendosen ne kujdes alternativ vetem si mundesi e fundit, kur kjo eshte ne interesat e tyre me te larta dhe, aty ku eshte e mundur, perkohesisht". Ato thone gjithashtu se "Varferia financiare dhe materiale, ose kushtet qe mund t'i atribuohen drejtpersedrejti dhe ne menyre unike nje varferie te tille, nuk duhet te jene kurre i vetmi justifikim per heqjen e nje femije nga kujdesi prinderor. "

Udhezimet per Kujdesin Alternativ te Femijeve kerkojne gjithashtu qe, te rinjve qe largohen nga kujdesi, t'u krijohen mundesi arsimore dhe profesionale per t'i ndihmuar ata te behen te pavarur financiarisht, si dhe qe te kene qasje ne sherbime shoqerore, ligjore dhe shendetesore, se bashku me mbeshtetjen e duhur financiare per te rinjte qe largohen nga kujdesi dhe ne fazen e pas-kujdesit. Por, pervec ketyre sherbimeve, Udhezimet njohin nevojen e femijeve dhe te rinjve per mbeshtetje individuale dhe kerkojne qe "te behen perpjekje te vecanta per t'i caktuar cdo femije, kur eshte e mundur, nje person te specializuar, qe mund te lehtesoje pavaresine e tyre kur te largohen nga perkujdesi".



Pak sfond

Qeveria shqiptare ka ndermarre disa masa legjislative dhe masa te tjera per te permiresuar mbrojtjen e femijeve ne perkujdes alternativ, por ndikimi praktik i tyre deri me tani ka qene i kufizuar. Ndonese jane ne proces shqyrtimi disa projekt-amendamente per ligjin "Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", nga te cilat mendohet se do te perfitojne disa kategori jetimesh, mbetet ende per t'u pare nese keto do te kene efekt ne pakesimin e numrit te femijeve te vendosur ne perkujdes alternativ.

Ne Memorandumin qe i ka derguar autoriteteve shqiptare, Amnesty International ben thirrje per marrjen e masave te metejshme, te mbeshtetura tek Udhezimet, per te siguruar qe ne strukturat e perkujdesit te vendosen me pak femije, duke mundesuar perkrahjen e familjeve ne rrezik te heqin dore nga femijet e tyre per shkak te kushteve ekonomike. Organizata, po ashtu, ben thirrje qe gjate periudhes se kalimit drejt nje jete te pavarur, te rinjve qe dalin nga qendrat e perkujdesit t'u jepet perkrahja dhe keshillimi individual qe u nevojitet.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika