PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Zgjedhjet, kush jane fituesit me te medhenj


E Premte, 20 Nentor 2009

Nga Shkelzen Maliqi

Nje lajm i mire: Kosova me nuk eshte "lajm", por vetem reklame globale per Europianet e Rinj. Zgjedhjet lokale deshmuan se Kosova mund ta organizoje edhe vete testin me te madh te demokracise. Ca hije dhe re te zeza te "prekjes" se votes nuk po e prishin pershtypjen e pergjithshme pozitive per demokracine ne shtetin me te ri. Kjo, besoj, i gezon shume sponsoret nderkombetare te pavaresise se Kosoves para fillimit te gjykimit ne Hage per ceshtjen nese shpallja e pavaresise ka qene ne pajtim me te drejten nderkombetare. Nje lajm tjeter qe pakkush e ka theksuar eshte se ne keto zgjedhje lokale fitues absolut eshte koalicioni qeverises, pasi ka siguruar pushtetin ne shumicen e komunave si dhe ne perkrahjen totale. Edhe pse partneret e koalicionit, PDK dhe LDK, kane garuar ndaras, ata kane arritur shifren e larte prej 59. 9 per qind (PDK 34. 3 per qind, LDK 25. 6 per qind). Nese lihet anash retorika e fushates parazgjedhore, ndonjehere me akuza te renda qe paten provokuar spekulime te shumta per mundesine e prishjes se koalicionit aktual ne pushtet, matematika e perqindjeve te fituara edhe nje here tregon pamundesine, edhe pse teorikisht nuk perjashtohet ndonje formule alternative e rikonstruktimit te pushtetit - kuptohet, nese rezultati aktual do ta stimulonte, sic kane shpresuar disa, organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme. Tani mund te konstatohet me siguri te plote se ne nivelin qendror nuk do te ndodhe asnje ndryshim. Dhe ky fakt gjithsesi se do te jete me rendesi te jashtezakonshme qe edhe raundi i dyte i zgjedhjeve lokale, me balotazhe te shumta, te kaloje me qete se c' eshte supozuar, sepse do te mungoje ai tensioni ndermjet partnereve ne Qeverine qendrore i atij tipi qe e paralajmeronte zhurmshem fituesi i Prishtines, Isa Mustafa ("Qeveria aktuale i ka ditet e numeruara!") dhe me plot entuziazem dhe bindje edhe Ramush Haradinaj ("Se shpejti do ta kemi Qeverine Haradinaj!"). Kjo nuk do te thote se ne fushatat e balotazheve nuk do te kete serish edhe shkembime akuzash dhe fjale te medha, por ama ato do te jene thjesht reshje lokale atmosferike, pa asnje pasoje per pushtetin qendror. Edhe pse PDK dhe LDK festuan ndaras fitoren, ajo doli se eshte e perbashket. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe Kryetari i Kosoves Fatmir Sejdiu do ta presin krejtesisht te patrazuar fundin e ketij procesi, si dhe fundin e mandatit te Qeverise aktuale. Deshem s'deshem, ata jane fituesit me te medhenj te procesit. Ne kete sfond, te gjitha rezultatet tjera e kane rendesine dytesore. Ngritja e madhe e AAK-se, qe pothuajse dyfishoi elektoratin (nga 9. 6 per qind ne zgjedhjet e vitit 2007, ne 17. 9 per qind ne zgjedhjet e te dieles) dhe pos ne tri komuna qe i ka, do te mund ta marre pushtetin edhe ne dy apo tri komuna tjera, paraqet vetem nje avancim inkurajues, por nuk lejon ndonje entuziazem se mund te sulmoje pushtetin qendror ne afat te shkurter. Ramush Haradinaj duhet ta mesoje leksionin e durimit ne politike, te pakten deri ne vitin 2011, e ndoshta edhe nje a dy cikle me vone, perderisa nuk sqarohet se ne c'drejtim po zhvillohen disponimet dhe proceset e (de)konsolidimit te LDK-se, dhe profilizmin e pergjithshem te forcave opozitare. Ne kete aspekt, Haradinaj dhe AAK ndoshta edhe nuk kane shume arsye qe t'i gezohen fitores relative, qe me gjase e kane arritur vetem ne kurriz te dobesimit te LDK-se, nga njera ane, dhe te qenit konsistente ne platformen opozitare, por jo edhe bashkues te saj, ne anen tjeter. Nje goditje me pasoja me afatgjate per reputacionin e AAK-se do te jete nese vertetohet se ne Gjakove ka pasur "prekje", ose me sakte, dhunim te votes cfare pretendon Mimoza Kusari me shfaqjen e disa videove komprometuese dhe deponimet e deshmitareve dhe aktoreve te keqperdorimeve. Edhe ne vitin 2007 eshte dyshuar se AAK e ka dhunuar voten ne Gjakove, dhe nese tani per kete sigurohen provat dhe pjesshem ose ne teresi anulohet votimi, hija e zeze nuk do te bjere mbi zgjedhjet ne pergjithesi, por mbi dhunuesit e votes. Sukses i procesit dhe demokracise eshte edhe kur e zbulon dhe ndeshkon vjedhjen e votes. Fakti se ne keto zgjedhje fituese dolen PDK, LDK, por edhe AAK, shtron pyetjen - kush jane humbesit? Nje renie te ndjeshme kane shenuar AKR dhe LDD, qe kane marre 8. 9 per qind dhe 6. 2 per qind, qe ne total del se eshte 15.1 per qind, nderkaq ne vitin 2007 keto dy parti kane pasur 22. 4 per qind te votes. Por, AKR-ja megjithate ka performuar me mire kesaj here, sepse ka arritur qe te garoje me fuqishem ne disa komuna dhe meqe kesaj here dalja ne zgjedhje ka qene shume me e madhe se ne vitin 2007, mbase edhe nuk ka renie ne numrin e votuesve. Shkrirja eventuale e AKR dhe LDD ne nje parti, qe duket si nje hap i logjikshem, e paraqet kete force si nje pol te katert te skenes politike, qe mund te kete stabilitet dhe perspektive ne te ardhmen. Humbeset absolute te ketyre zgjedhjeve jane partite e vogla, te cilat me gjase po japin shpirt dhe pothuajse nuk kane shans per ringjallje. Pos shuarjes, alternativat jane qe edhe ato te shkrihen me partite me te medha, ose te krijojne koalicione tentative shpetimtare mes tyre. Po keshtu, humbese e ketyre zgjedhjeve eshte edhe Levizja "Vetevendosje!" dhe ata qe ftonin per bojkotin e tyre. Dalja ne zgjedhje ka qene e konsiderueshme, sipas meje rreth 70 per qind te votuesve rezidente.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika