PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

BE, zgjidhen presidenti dhe shefi i diplomacise


E Premte, 20 Nentor 2009

Augustin Palokaj*

Shefat e shteteve dhe te qeverive te Bashkimit Evropian mblidhen sot ne Bruksel, ne perpjekje per te zgjedhur kryetarin e pare te Bashkimit Evropian, por edhe postin e ri qe eshte krijuar me Traktatin e Lisbones, qe perforcon politiken e perbashket te sigurise dhe te mbrojtjes se BE-se - te ashtuquajturin ministrin e jashtem te Bashkimit Evropian. Eshte vertet nje situate mjaft e komplikuar per Bashkimin Evropian, pasi qe shume kandidate, emrat e te cileve jane permendur deri me tani, nuk kane fituar mbeshtetjen e shume shteteve, disa madje as te partive, te cilat i perfaqesojne. Keshtu emri i ish-kryeministrit te Britanise se Madhe, Toni Bler, qe eshte permendur me se shumti, nuk figuron me ne mes te favoriteve, pasi qe as Partia Socialiste Evropiane nuk e mbeshtet ate, por do te deshironin qe ne kete post te kene dike tjeter. Tani per tani perflitet se gjasat me te medha per t'u bere kryetar i pare i Keshillit te Bashkimit Evropian i ka kryeministri aktual i Belgjikes, Herman Van Rompuy, edhe pse edhe kandidaturen e tij nuk e pelqejne disa shtete anetare te Bashkimit Evropian. Nderkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania dhe Franca do te votojne se bashku e jo kunder njera-tjetres. Per rajonin e Ballkanit ndoshta nje post edhe me i rendesishem do te jete ai i Perfaqesuesit te Larte per Politike te Jashtme dhe te Sigurise, qe kesaj radhe, sipas Traktatit te Lisbones, do te jete me automatizem edhe nenkryetar i Komisionit Evropian. Ne kete post, qe eshte i ngjashem, por me me pak kompetenca, ne kete moment eshte Havier Solana, i cili ka paralajmeruar qe se shpejti do te largohet nga Brukseli. Per postin e Perfaqesuesit te Larte per Politike te Jashtme dhe Siguri me se shumti perflitet emri i ish-kryeministrit te Italise, Masimo Dalema, i cili edhe vjen nga radhet e socialisteve dhe ka edhe mbeshtetjen e kryeministrit aktual te Italise, Silvio Berluskoni. Presidenca suedeze e BE-se thote se, edhe pse te dyja keto poste mund te zgjidhen me shumice te kualifikuar, deshirojne qe te zgjidhen me konsensus. Por, ata thone se mund te ndodhe qe gjate ketij samiti te dalin edhe emra, per te cilet nuk eshte folur aq shume, megjithese theksojne se mund te ndodhe edhe qe gjate ketij samiti te mos kete pajtim, por te organizohet ndonje takim tjeter. *RFE


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika