"Negociata me PD, vetem per kutite"
E Marte, 24 Nentor 2009
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi dje ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne televizionin kombetar Klan, se opozita kerkon negociata me mazhorancen. "Ka ardhur koha per negociata me Partine Demokratike. Ne do te kerkojme negociate deri ne ate qe quhet plotesim i kerkesave tona. Opozita ne logjiken e protestes se vet po i thote mazhorancen se ke 10 dite per te dhene nje pergjigje. Do te kerkojme negociata, vetem per hapjen e kutive", u shpreh Majko. Sipas tij, ne politike ka goxha eksperienca qe situata e tanishme eshte absolutisht e zgjidhshme, qe do te thote me negociata. Ai theksoi se kjo qe po ndodh tani ne Partine Demokratike eshte kaprico. "Do te kerkojme ne vazhdim nje negociate. Kur e gjithe kriza do te perfundoje se nuk do te kete me negociata me kete qeveri, atehere do te kemi nje vendimmarrje te re. Ne kemi vetem nje kerkese, te hetohen zgjedhjet", deklaroi deputeti socialisti. Duke vijuar me tej, ai theksoi se Partia Socialiste nuk ka te drejte morale te kerkoje zgjedhje nese hapen kutite. Sipas tij, meqenese dokumentet thone qe 1/3 e kutive jane numeruar keq apo shume keq, socialistet kerkojne te hetojne, pasi nuk kane te dhena te sigurta se ku eshte numeruar keq. Zyrtari larte socialist nenvizoi se nuk do te kerkojne ndryshim te rezultatit zgjedhor dhe selia roze do te behet pjese e procesit. Per anetarin e Kryesise se PS, radikalizmi do te bie ne radikalizem. I pyetur se pse socialistet nuk dergojne per hetim ceshtjen ne prokurori, Majko shtroi pyetjen se pse paska te drejte prokuroria dhe s'paska te drejte Parlamenti te hetoje zgjedhjet. "Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte marre ne funksion te rezultatit zgjedhor, ndersa ne kemi vere te qarte se ne nuk kerkojme te ndryshojme rezultatin. Procesi legal i konstituimit te Parlamentit eshte mbyllur. Ne duhet te mbrojme pyetjen qe na behet ne fushata elektorale: A do te na mbrohet vota?", tha nder te tjera deputeti socialist. Duke folur per procesin e numerimit te votave, anetari i kryesise socialiste, njeheresh ish-kryeminister i vendit dy here, nuk perjashtoi pergjegjesite e socialisteve per kutite e votimit. Sipas tij, hetimi ne Parlament nuk ka asnje ngarkese. "Rikthimi ne Parlament? Kjo mund te tingelloje shume normale per rikthimin ne Parlament, por Berisha na ka permendur heren e fundit edhe po te ngjallet Enveri kutite nuk hapen", komentoi Majko Me tej, ai tha se ne fillim ka pasur nje lloj burimi nga segmente te caktuara brenda radheve te nderkombetareve qe kjo eshte nje krize brenda radheve te socialisteve. Ndersa tani, vijoi ish-kryeministri shqiptar, nderkombetaret vijne gjithnje afer pozicionit tone. Sipas tij, kriza e zgjedhjeve do te thote qe eshte nje krize politike. "Nese nuk hapen kutite e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit do te kemi te bejme se pari me dy gjera, nga dyshim per sa i perket manipulimit te zgjedhjeve, qe kthehet ne nje fakt kokeforte per te gjithe dhe e dyta, do te kete nje acarim te situates politike", u shpreh deputeti socialist. Majko theksoi se nese Partia Demokratike do te vazhdoje me kete gjuhe, do te nxjerre Partine Socialiste vetem ne protesta. Ai theksoi se me kete gjuhe ashper, te cilen nuk mund ta gjesh ne asnje vend, shume shpejt Partia Demokratike do te ndodhet ne nje udhekryq nese do te qeverise vendin me opozite apo jo. Sipas tij, kjo eshte nje gjuhe e cila ne nje hark kohor te shkurter, do te duhet qe ta sjelle PD-ne ne kete kryqezim, e cila do te jete vendimmarrja per opoziten.
Majko: Nuk do te funksiononte asnjehere nje koalicion PD-PS
Ish-kryeministri i Shqiperise, Pandeli Majko, shprehu dje besimin se nuk do te funksiononte nje koalicion midis PD-PS. "Ne kemi nje histori politike me protagonist goxha te konsumuar. Nje nga problemet e Edi Rames perballe qendrimeve politike eshte se nje prej politikaneve me eksperience edhe ne moshe me te re se sa ai, ndihen te vjeter ne krah te Rames", deklaroi Majko. Sipas tij, ajo qe ndodh ne fenomenin e politikes shqiptare eshte edhe fenomeni i prurjes te rejave, me ate qe ka qene dhe qendron si baze profesionale e politikes shqiptare, me te mirat dhe te keqijat e saj. "E thashe kete si element, te cilin une e kam pare si shqetesim per te ardhmen e politikes se PS. Por kete s'e shikoj si fenomen negativ", komentoi deputeti socialist.
"Konsumimi i nje pjese te klases politike, ketu kam parasysh Partine Demokratike, nuk mund ta shtyje ne asnje rast Partine Socialiste ne riskun e nje ndertimi te nje koalicioni te gjere me Sali Berishen. Partia Demokratike dhe e djathta eshte me afer pyetjes se cfare do te bejne pa Berishen", deklaroi deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko.