PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 103 ) Shiko komentet

Rama: Kutite ose qeveria te ike, zgjedhje para kohe

Denis Dedej
E Marte, 24 Nentor 2009

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, riperseriti dje qendrimin se opozita do te pershkallezoje aksionin e saj politik, nese kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca nuk marrin vendim per hapjen e kutive. Permes nje komunikimi me mediat, kreu i socialisteve beri te ditur se nese kerkesat e tyre nuk plotesohen, atehere nuk do te ndalen ne nje aksion te ri politik deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. "Afati 10 ditore eshte fundi i nje kapitulli, i nje aksioni opozitar dhe fillimi i nje kapitulli te ri. Eshte zgjerimi i objektivit me detyrimin e pashmangshem qe ne rast se nuk hapen kutite, qeveria duhet t'i hap rrugen popullit, qe t'i ridrejtohet kutive te votimit dhe me zgjedhje te parakohshme, te percaktoje me vullnetin e tij te lire, qeverine qe do", deklaroi Rama. Sipas tij, levizja e re popullore per lirine e votes, per drejtesine e zgjedhjeve, per clirimin e Shqiperise nga zgjedha qe prodhojne zgjedhjet e deformuara teresisht, nepermjet trysnise se shtetit eshte nje levizje qe nuk do te ndalet dhe vala e protestave qytetare do te perhapet ne te gjithe Shqiperine. Duke folur per kete levizje, ai tha se zgjedhjet e parakohshme do t'i provokojne me forcen e se vertetes dhe pasionin politik te nje populli te tere, per te mbrojtur te drejtat. "Pas 10 ditesh, ne rast se Sali Berisha refuzon t'i hap rruge hetimit te plote parlamentar te zgjedhjeve ,duke filluar nga hapja e kutive, hyjme pashmangshmerisht ne nje faze te re te aksionit opozitar dhe hapja e kutive apo me sakte, mos hapja e kutive, behet nje arsye e mjaftueshme per popullin opozitar qe te kerkoje largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme", deklaroi kryesocialisti. Per te, ka nje keqkuptim te madh, lidhur me protesten dhe me objektivin e saj. Rama nenvizoi se nje levizje popullore demokratike nuk ka te bej as me dhunen dhe as me format e degraduara te revoltes qytetare. "Sali Berisha do te detyrohet te dorezohet perpara popullit ne rast se nuk do t'i hap popullit rruge, per te pare voten e tij per te shpetuar nga zgjedha e zgjedhjeve te deformuara dhe te kontestuara", vleresoi kreu i opozites. I pyetur per bashkimin e bashkive dhe komunave ne proteste, kryetari i PS deklaroi se ato jane thjesht nje pjese e teresise se perfaqesive politike, perfaqesive te grupeve te interesit, atyre sociale, qe jane ne konflikt me kete pushtet interesash familjare e klanore.






Komento artikullin | Shiko komentet (103 komente)
Te Tjera nga rubrika