PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 70 ) Shiko komentet
Milo: Topi nuk mund te negocioje mes PD e PS

Milo: Topi nuk mund te negocioje mes PD e PS

Bisedoi: Denis Dedej
E Marte, 24 Nentor 2009

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur skeptik ne lidhje me deshiren e Presidentit, Bamir Topi, per te negociuar mes paleve politike. Ai ka thene se do te ishte nje ndermarrje e deshtuar, pasi nuk ka vullnet nga te dyja palet. Njeheresh ai eshte shprehur dhe ne lidhje me protestat e opozites, te vendoreve opozitare dhe per procesin e integrimit ne BE dhe liberalizimin e vizave.

Zoti Milo, lajmi me i fundit i ardhur nga Bashkimi Evropian per vendin tone ka te beje me pranimin e shqyrtimit te statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Sipas mendimit tuaj dhe si ish-minister i Jashtem, cfare do te thote kjo per vendin tone?

Fillimi i procedurave per shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise, per te marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE, padyshim qe eshte nje ngjarje e rendesishme dhe e mirepritur nga shqiptaret. Kjo nuk duhet te vihet ne diskutim, pavaresisht nga bindjet politike qe mund te kete gjithsecili. Ecuria e Shqiperise qe nje dite te behet anetare me te drejta te plota e BE-se duhet mbeshtetur, pasi ajo eshte ne te mire te te gjithe shqiptareve. Ne keto rrethana, te gjitha forcat politike shqiptare kane shprehur vullnetin qe ta mbeshtesin me tej procesin, ne parim. Une nuk u bashkohem zerave qe flasin ose ferkojne duart kur ka rezerva nga ana e Brukselit, per proceset integruese te Shqiperise. Nuk me gezojne keto fakte, sepse mbi te gjitha ne duhet te veme interesat e castit, interesat e pjesshme, qofte individuale apo partiake, ne sherbim te interesave te Shqiperise dhe shqiptareve. Por nga ana tjeter, qe ky proces te ece me ritmet e duhura, te jete i mbeshtetur fort dhe te garantoje synimin e shqiptareve, per nje anetaresim te plote, ka nevoje qe politika shqiptare te reflektoje thelle dhe te mos e shnderroje procesin vete, ne nje alibi per te fshehur keqqeverisjen, apo edhe fenomenet negative, te cilat per fat te keq, jane prezent ne Shqiperi.

Nderkombetaret shpeshhere kane bere thirrje qe opozita t'i kthehet Parlamentit dhe dialogut politik ne kete institucion. Por gjithashtu ka theksuar domosdoshmerine e reformave ne bashkepunim me opoziten, per proceset integruese. Ka ardhur momenti qe opozita te jape kontributin e saj per kete proces?

Nderkombetaret e kane per detyre ta thone ate qe thone, sepse e kane thene gjithnje, edhe ne kohen kur zoti Berisha dhe PD, 10 vjet apo 8 vjet perpara, zhvillonin ritualin e protestave ne sheshin "Skenderbej" dhe ne bulevardin qendror. Nderkombetaret duan te shohin nje Shqiperi te stabilizuar, nje demokraci funksionale dhe lirine e te drejtat e njeriut, me standarde evropiane. Kjo eshte detyra e tyre dhe ata do ta bejne kete. Por, nderkohe, nderkombetaret nuk jane shqiptaret, nuk jane pjese e mjedisit social dhe politik, per rrjedhoje i shikojne paksa nga larg zhvillimet ne Shqiperi. Jo gjithmone i kuptojne drejt, edhe kur i kuptojne jane te detyruar per shkak te qendrimeve te caktuara politike te qeverive te tyre, te flasin me nje gjuhe tjeter. Prandaj, une mendoj qe para se te jete e nderkombetareve ceshtja e stabilitetit politik ne Shqiperi, kryerja e reformave te thella permes te cilave vendi yne mund t'i bashkohet BE, u takon vete shqiptareve, klases politike ne Shqiperi. Jane ata qe duhet te gjejne zgjidhjet me te pershtatshme, me te mirat qe u interesojne ne radhe te pare shqiptareve dhe Shqiperise, e te ardhmes se tyre evropiane, e pastaj interesave pushtetore te politikes. Lufta politika ne Shqiperi, gjithnje ka qene e karakterizuar nga agresiviteti, nga mungesa e tolerances dhe ajo cka po ndodh aktualisht, nuk eshte gje tjeter vecse nje edicion i ri i sjelljes se vjeter te politikes shqiptare, i asaj perplasjeje per pushtet qe nuk respekton as edhe normat me themelore te konkurrences demokratike, ne nje vend qe aspiron te behet anetar i BE-se. Ka ne kete rast nje deformim qe nuk eshte i vetmi, ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare, qe shkakton kete levizje politike te opozites dhe qe ne hulline ne te cilen ndodhet kriza politike, veshtire se do te gjeje nje zgjidhje te negociueshme ne tavoline. E kam te veshtire te them qe ka nje perspektive te zgjidhjes se krizes, te dy palet, si mazhoranca ashtu edhe opozita, te pakten deri me tani deshmojne nje vendosmeri dhe kembengulje te hekurt ne sens te kundert, per te qendruar te fortifikuar ne pozitat e tyre, ku opozita kerkon hapjen e kutive te votimit si nje kusht per t'u kthyer ne Parlament, nderkohe qe mazhoranca gjithashtu refuzon te hap kutite, duke perdorur alibine e vendimeve institucionale dhe te drejtesise, si te parevokueshme. Per rrjedhoje, nese do te qendrohet ne keto opozita te fortifikuara, nuk ka zgjidhje por do te kete si nje rruge te pashmangshme, zgjedhje. Pra do te kete nje zgjidhje politike e cila do te jete e afert relativisht, pasi ne rast te kundert cmimi qe do te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret, do te jete shume here me i larte se cfare ka qene deri tani.

Proceset integruese, sa demtohem nga bojkoti i opozites?

Nuk do te ishte e sinqerte nga ana ime po qe se do te mohoja qe kriza aktuale politike ndikon ne ecurine e procesit integruese te Shqiperise. Patjeter qe karriget bosh te opozites ne Kuvendin e Shqiperise, nuk ndihmojne ne pershpejtimin e reformave te domosdoshme per ecurine e metejshme te procesit. Por nga ana tjeter dua te theksoj se, vete integrimi evropian ka disa standarde, te cilat duhet te permbushen ne Shqiperi, si kushte te domosdoshme qe Shqiperia te meritoje anetaresimin ne BE dhe keto jane zgjedhje te lira dhe te ndershme, liri e medias, respektimi i te drejtave te njeriut, lufta kunder korrupsionit, qe per fat te keq ka zbritur sic dihet tashme, edhe dhjete shkalle me poshte, lufta kunder krimit te organizuar dhe mjaft standardeve te tjera te njohura, te bera publikisht. Pra ka nje lidhje organike midis domosdoshmerise se opozites per t'u bere pjese aktive e ndergjegjshme e reformave evropianizuese te vendit me pergjegjesite e medha te mazhorances per te krijuar nje klime demokratike te vertete, evropiane, per respektimin e vullnetit te lire te shqiptareve, te lirive dhe te drejtave te tyre per t'u angazhuar me te gjitha forcat dhe jo per konsum publik ne luften kunder korrupsionit, per te krijuar nje administrate shteterore te paanshme dhe ne sherbim te qytetareve dhe nje administrate publike politike, sic eshte bere. Pra ka nje numer arsyesh per te besuar qe kolapsi politik qe ekziston dhe qe ka per tendence te thellohet, duhet te qe te coje ne nje reforme politike ne radhe te pare, ku te percaktohen qarte rregullat e lojes, perfundimisht. Nese nuk arrin qe te bejme rregulla te qarta te lojes parlamentare, jo me diktatin e dy partive te medha, por me synimin per t'u dhene shqiptareve nje sistem te qendrueshem politik, vetem keshtu mund te filloje te ndertohet Shqiperia per se mbari dhe t'i hapen perfundimisht dyert per ne BE. Ka nje lloj pragmatizmi nga cdo qeveri ne Shqiperi kur vjen ne pushtet, qe kerkon te shtyje ditet e qeverisjes me pseudoreforma, me demagogji politike, me qellim qe te mos humbas mbeshtetjen publike, por qe ne thelb nuk ben ate qe duhet te beje. Kjo gje vihet edhe ne qeverisjen e mazhorances aktuale, qe perkundrejt fenomeneve te njohura, ajo ben veshin e shurdhur, ose ben sikur mbyll syte, sikur nuk ekzistojne problemet dhe flet e vepron sikur ne Shqiperi ka nje situate normale. Shqiptaret sot jane te shqetesuar dhe nese matet temperatura sociale, ajo eshte vertete alarmante. Nese do te testohet situata brenda administrates publike shqiptare, do te shihet qe ajo eshte e pamotivuar dhe eshte e traumatizuar, pasi ndodhet ne trysnine e perditshme te politikes dhe te idese se ndryshimeve, te cilat nuk e lejojne ate qe te stabilizohet dhe te perqendrohet ne pune. Keto jane realisht fenomene, qe i lejojne pastaj segmenteve dhe qarqeve te erreta te shoqerise shqiptare qe te peshkojne ne ujera te turbullta. Kur vemendja e politikes perqendrohet ne sherret brenda saj, atehere keto segmente te erreta, kriminale, mafioze, gjejne terrenin me te pershtatshem per te lulezuar dhe per te vepruar. Ky eshte rreziku qe perfaqeson sot kjo krize politike ne te cilen ndodhet Shqiperia. A do te kete tendence qe kjo krize te zgjidhet sa me shpejt me qellim qe politika shqiptare te perqendrohet ne perballimin e sfidave, apo do te synohet qe kjo krize politike te mbahet stand-by, ose te thellohet, gje qe do te krijonte pastaj situata te pafavorshme per Shqiperine, per stabilitetin politik, per sigurine e njerezve dhe qe pa dyshim do te demtonte ecurine e metejshme te Shqiperise ne proceset e anetaresimit ne BE.

Opozita zhvilloi nje proteste tre ditore. Tanime nuk ka nje pergjigje pozitive, qe do te kenaqte partite opozitare. Cila do te ishte rruga qe do te ndiqej?

Une nuk mendoj qe protesta e opozites synon te marre bonuset, diten tjeter te perfundimit te saj. Kjo proteste eshte pjese e aktivitetit politik te opozites per te sensibilizuar jo vetem opinionin publik shqiptar dhe ate nderkombetar, per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia. Pasi kjo tashme eshte bere, por te nxise mazhorancen qe te reflektoje qe per hir te interesave te stabilitetit politik dhe te synimeve per te ndertuar nje shtet te vertete demokratik, me perspektive evropiane, te pranoje pergjegjesine e saj per te dhene nje zgjidhje politike, qe mund te negociohet, pastaj se si ajo do te mund te realizohet.

Per sa i perket rruges qe do te ndiqet?

Rruga qe do te ndiqet, per mendimin tim aq sa me takon, pasi une nuk flas ne emer te PS, flas ne emer te Demokracise Sociale dhe ne emrin tim personal, opozita nuk ka rruge tjeter pervec se te vazhdoje me kembengulje te kerkoje zbatimin e kerkesave te saj, ndaj mazhorances. Se si do t'i kerkoje me tutje keto kerkesa, do te varet shume edhe nga menyra se si do te reflektoje mazhoranca. Pra, do t'i kerkoje permes aktiviteteve te tjera intensifikuese te protestave masive, apo do te vazhdoje me bojkotin parlamentar, si nje instrument i shprehjes te pakenaqesise per mungesen e reflektimit te opozites. Rendesi per mendimin tim ka cfare do te behet me bojkotin parlamentar. Ky eshte elementi thelbesor i krizes dhe nga ky bojkot do te varet se ne cfare rruge do te eci zhvillimi i ngjarjeve politike ne Shqiperi ketej e tutje. Protestat jane nje element, por elementi thelbesor eshte qendrimi i Partise Socialiste ndaj bojkotit parlamentar. Nese ajo do ta mbaje grupin e saj parlamentar jashte dyerve te Kuvendit, ky institucion rrezikon te paralelizohet dhe te coje vendin ne nje kolaps politik te pashmangshem.

Eshte e drejte qe te kerkohet plotesimi i kushteve te drejtuesve vendore, duke kercenuar me bojkotin e sherbimeve te pushtetit vendor? Si ju duket kjo fryme protestash, eshte zgjidhja e duhur?

Nese atyre u eshte cenuar autonomia e njohur me ligj, atehere ata kane te drejte te protestojne dhe te kerkojne respektimin e ligjit. Dhe duke qene se tashme keto protesta jane paralajmeruar, dhe qe une e besoj se jane pjese e nje strategjie opozitare per ta detyruar mazhorancen qe te reflektoje, besoj se keto qendrime do te vazhdojne te thellohen.

Do te vazhdojne te thellohen edhe nese bllokohen sherbimet?

Patjeter qe ka nje kosto per qytetaret shqiptare, te cilet deshirojne nga te zgjedhurit e tyre qe t'u sherbejne, sipas mandatit qe kane marre. Por, ne momentin kur keta njerez do te ndergjegjesohen se kjo proteste sherben per te mbrojtur disa te drejta me te medha, me jetesore, atehere edhe ata do te kuptojne qe sakrifica e tyre ia vlen te behet.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka shprehur gatishmerine per te negociuar krizen politike nese ia kerkojne partite politike. Ju si e shikoni kete gatishmeri dhe a do te ishte zgjidhja e duhur per kete ngerc politik te krijuar?

Presidenti eshte ne te drejten e tij si arbiter, qe te jape kontributin per shmangien e thellimit te metejshem te krizes politike dhe iniciativa, apo gatishmeria e tij duhet mbeshtetur ne parim. Por une kam frike qe Presidenti i Republikes do te ndodhet perpara nje muri te pakapercyeshem, sepse te dy palet nuk cedojne nga pozicionet e tyre tashme te njohur. As Partia Demokratike dhe mazhoranca ne pergjithesi nuk do t'i hapin kutite, por as edhe Partia Socialiste nuk do te heqe dore nga bojkoti parlamentar, si nje taktike politike per te arritur qellimet e saj. Qe nga momenti qe te dy palet nuk heqin dore, Presidenti i Republikes veshtire se ka cfare te negocioje. Negociatat kerkojne nje vullnet paraprak qe te mund te perafrohen pozicionet, kerkon elementet e kompromisit se si mund te zgjidhet kriza. Qe nga momenti qe Presidenti nuk do te kete ne dore elemente paraprak te konsultuar, jo publikisht, ai nuk mund dhe nuk duhet per mendimin tim, t'i hyje kesaj rruge, sepse do te deshtonte. Prandaj e quaj nje mision shume te veshtire, per te mos thene te pamundur.




Komento artikullin | Shiko komentet (70 komente)
Te Tjera nga rubrika