PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Berisha: Me 8 dhjetor, feste ne shesh


E Marte, 24 Nentor 2009

Fatjona Mejdini

Me 8 dhjetor qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, do te festojne masivisht 19 vjetorin e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi. Kjo ishte thirrja qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se Grupit parlamentare te Partise Demokratike. Kryeministri deklaroi se kjo feste e cila do te zhvillohet ne kryeqytet, perkon me 20 vjetorin e rrezimit te Murit te Berlinit, dite te cilen e festoi e gjithe Evropa. "8 dhjetori, do te jete festa e shembjes se "Murit te Berlinit", ne Tirane. Ajo do te jete nje feste e madhe, nje feste ne te cilen do te marre pjese e gjithe Shqiperia", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve te Grupit parlamentar te PD-se. Duke folur per kete date, kryeministri theksoi se festa qe do te organizohej ne Tirane me date 8 dhjetor, do te kremtoje edhe arritjet e medha qe vendi yne ka bere, pergjate kesaj kohe, ne kuader te integrimit ne strukturat euro-atlantike. "Ne festojme me krenari, si vend anetar i NATO-s. Kjo eshte festa e pare qe i gjen shqiptaret dhe Shqiperine, me idealin euro-atlantik te realizuar. Pasi shembem "Murin e Berlinit", historia na dha mundesi qe te shnderrojme ne realitet kete enderr te madhe. Tashme idealin evropian dhe ate euroatlantik, e gjen me te fuqishem se kurre ne Shqiperi", pohoi Berisha. Por kryeministri theksoi se festa e 8 dhjetorit, do te jete edhe per te ardhmen. Sipas tij, e ardhmja evropiane, e cila eshte e prekshme me shume se kurre ne Shqiperi, do te beje qe pervec ketij mandati, mazhoranca aktuale te votohet edhe per nje mandat te trete. "Kjo do te jete nje feste e madhe, nje feste e cila synon jo vetem nderimin per ate qe eshte bere dhe per ate qe eshte arritur, por me shume nxisim horizontin e ri, qe duhet te kapim deri ne 28 qershor te vitit 2013, ne te cilin shqiptaret, me sa duket, do te votojne edhe njehere per kete mazhorance", theksoi Berisha. Kryeministri theksoi gjate fjales se tij, se nje nga vendimet me kuptimplota per sa i perket te ardhmes evropiane, eshte vendimi qe moren pak dite me pare ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. "Vendimi i 16 nentorit eshte vendimi i procesit te anetaresimit te Shqiperise ne BE. Pra, ne qofte se dje, para ketij vendimi, ceshtjet dhe marredheniet kontraktuale kane qene ne kuadrin e asociimit, tashme kemi te bejme me procesin e anetaresimit", deklaroi Berisha, duke lene te kuptohej se tashme ky proces ishte thelluar edhe me tej. Ne menyre te perseritur kreu i ekzekutivit ka theksuar se tashme qeveria po zbaton me perpikmeri kerkesat qe vijne nga Bashkimi Evropian, per te marre sa me shpejt statusin e vendit kandidat dhe per te ecur drejt negociatave per anetaresimin e plote.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika