Basha: Dhuna do te marre pergjigje ligjore
E Marte, 24 Nentor 2009
"Policia e Shtetit ka garantuar dhe do te vazhdoje te garantoje ne menyren me te plote, te drejtat Kushtetuese te cdo qytetari dhe te cdo force politike per protesta paqesore. Dhuna dhe thirrjet per dhune, do te marrin pergjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do te tolerohet. Ndaj bej thirrje qe te shkurajohet dhe te hiqet dore nga aktivizimi i ketij elementi kriminal, perndryshe pa asnje pike hezitimi mbi ta do te vije dora e rende e ligjit". Nje deklarate te tille ministri i Brendshem, Lulezim Basha, e tha dje para deputeteve te mazhorances ne Komisionin parlamentar te Sigurise, teksa evidentoi se buxheti i shtetit per kete institucion ne 2010 eshte i mjaftueshem per realizimin e sigurise ne vend. Sipas Bashes, Shqiperia i permbush te gjitha kushtet qe jane percaktuar ne udherrefyesin per liberalizimin e plote te vizave me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Sipas ministrit, diskutimi dhe miratimi i projektligjeve te rendesishme ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar, si ai "antimafia", po e ngrene luften kunder krimit ne nje nivel qe permbush standardet e kerkuara nga nderkombetaret. "Shqiperia i permbush te gjitha kushtet e vena ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave, ashtu sic i permbush cdo vend i Ballkanit Perendimor, qe kerkon liberalizim te vizave. Madje edhe me mire se disa vende te tjera", u shpreh Basha. Ministri komentoi edhe ceshtjen e sigurise se kufijve ne vend, qe sipas tij eshte plotesuar si duhet dhe jane permbushur kriteret e kerkuara nga nderkombetaret. Ndaj ministri i Brendshem, u shpreh shume optimist per liberalizimin e plote te vizave vitin e ardhshem.