"Projekti i socialisteve per bllokimin e vizave, deshtoi e perfundoi ne Lane"
E Marte, 24 Nentor 2009
Perpjekjet e Partise Socialiste per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare kane deshtuar, duke perfunduar ne lumin Lane. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se, teksa foli mbi perfitimet e qytetareve shqiptare nga procesi i liberalizimit te vizave. "Dua te siguroj qytetaret shqiptare se te gjitha perpjekjet per ta bllokuar kete proces, perfunduan ne lumin Lane, i mori Lana. Procesi po ecen ne menyre te shkelqyer", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, heqja e vizave perben nje arritje shekullore dhe te gjithe shqiptaret duhet te ndihen krenare per kete arritje. "Shqiperine, nga nje protektorat krimi dhe droge te Aldo Bareve dhe te bashkepunetoreve te Aldo Bares ne pushtet, etj, e beme nje vend te besueshem per te gjitha vendet anetare, por ne radhe te pare per te dy vendet tona fqinje e mike, Italine dhe Greqine",-tha Berisha. Sipas tij, ky vendim do te permbush endrren e shqiptareve per te pasur mundesi te takojne te afermit e tyre, te cilet ndodhen jashte kufijve te Shqiperise.