"Ligji antimafia, miratimi deri ne dhjetor, nje kusht"
E Marte, 24 Nentor 2009
Ligji antimafie do te votohet javen tjeter ne Parlament. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se. Sipas kryeministrit, ky ligj eshte i standardeve me te mira evropiane dhe eshte nje kerkese ne kuader te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Berisha theksoi se pervec rendesise qe ka lufta e organeve te rendit kunder krimit te organizuar, nje rendesi te vecante ka edhe sekuestrimi i pasurive te krimineleve, si nje menyre per t'i dhene fund fuqise se tyre. "Ky ligj i jep mundesi cmontimit te pasurise se krimit, te vendosur nga mafia, bllokimit te saj, cka do te thote "de facto" bllokim i mundesise se funksionimit te degeve te klanit, te pa goditura per vepra penale nga ligji", deklaroi Berisha, duke theksuar se ne kete fushe duhet marre si shembull edhe Italia. Pasi sipas tij, jemi shume te detyruar te pershtatim ligjet tona me Italine, ne kete aspekt, sepse pikerisht kete ceshtje ngriti edhe ministri i Brendshem italian . "Eshte shqyrtuar me misionin e BE, per te ndihmuar organet e drejtesise shqiptare ne ligjberjen e tyre dhe ka pasur mbeshtetjen e plote te ketij misioni. Nuk ka diskutim se ligjet antimafia ne gjithe boten, ngjallin diskutimet e veta. Absolutisht, pa ligje te rrepta, mafia nuk mund te luftohet",-tha kryeministri. Sipas tij, ligji duhet te miratohet deri ne dhjetor, pavaresisht kundershtimeve te shumta qe ai ka hasur, nisur edhe nga fakti se ky ligj ekziston edhe ne ato vende me demokraci shume me te konsoliduar se Shqiperia.