Meta: S'merret pushtet me ultimatume, hapja e kutive, nje alibi per rremuja
E Marte, 24 Nentor 2009
Denis Dedej
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, njeheresh zevendeskryeminister i Shqiperise, kerkoi dje nga kryesocialisti Rama qe te reflektoje dhe te kuptoje, se pushteti nuk merret me force. Permes nje komunikimi me mediat, zevendeskryeministri deklaroi se kutite i ka hapur vete zoti Rama, i ka firmosur vete, i ka vulosur vete, me 20 mije komisionere ne te gjithe Shqiperine. "Te jeni te sigurt qe ketu, ne radhe te pare ka vend qe keta zoterinj te reflektojne dhe te kuptojne, qe nuk merret pushteti me force, nuk merret pushteti me dhune, nuk merret pushteti me ultimatume, sepse ceshtja e kutive eshte alibia e tyre. Kjo eshte vetem nje alibi per te bere rremuja ne Shqiperi", theksoi Meta. Ai siguroi se qytetaret shqiptare do te distancohen, sikurse jane distancuar qarte nga keto rremuja. Sipas tij, Shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe shqiptaret duan qe te zgjidhen me mire problemet e tyre. Kreu i diplomacise shqiptare, shprehur gjithashtu keqardhje per keto ultimatume krejtesisht jashte cdo logjike demokratike, qytetare dhe cdo mendesie evropiane. "Nje ultimatum u dha perpara, qe ne daten 20 nentor do te behej nami, ndersa ju sot e shikoni apo jo, qe jemi ketu me ju me te gjitha mediat", deklaroi lideri i LSI. Ai riperseriti dhe njehere tjeter ftesen e tij per lidershipin e PS-se, qe te heqe dore nga politika e deshtuar e nxitjes se tensioneve, te rremujave, te ultimatumeve te pa vlera, pasi Shqiperia eshte nje vend teresisht demokratik, eshte nje vend qe ka Kushtetuten e saj, eshte nje vend anetar i NATO-s, eshte nje vend qe po pergatitet tashme per te hyre ne nje faze te re te anetaresimit BE. Sipas tij, nuk ka njeri ne Shqiperi qe te besoje perrallen e kryetarit te PS-se, per hapjen e kutive. Ai theksoi se te gjithe e dine, qe kutite e zgjedhjeve i beri vete Edi Rama.
Numri dy i qeverise: Nuk do te kete destabilizim te vendit
Zevendeskryeministri i Shqiperise, Ilir Meta, deklaroi se nese nuk gjenden rruget e dialogut, nuk eshte i mundur destabilizimi i vendit. "Edhe kjo hakmarrje qe keta duan te bejne ndaj qytetareve, meqenese ata u distancuan nga weekend-protesta e Pezes, sepse kjo ishte festa e Pezes por u be ne Tirane dhe tani nuk mund te hakmerren ndaj qytetareve, duke nderprere sherbimet nga pushteti vendor qe drejtojne vete", deklaroi Meta. Ai shprehu moskuptimin ne lidhje me kete gje, pasi sipas kreut te LSI, ata i konsiderojne bashkite dhe komunat si prone private, kur kane per detyre ligjore t'i sherbejne qytetareve me transparence.
Reagimi
"Ne i themi kryetarit te Partise Socialiste se me dhune dhe me ultimatume ke vetem nje rruge, te firmosesh fundin e turpshem dhe te pashmangshem politik, per vete dhe per frymezuesit e tu", deklaroi dje kryetari i grupit te PD, Patozi.