Klosi: Kohen prej 10 ditesh, ta perdorin per reflektime
E Marte, 24 Nentor 2009
Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, reagoi dje ndaj deklaratave te kryetarit te Grupit parlamentar te Partise Demokratike dhe kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrimi, duke thene se socialistet kane vene nje ultimatum dhe nuk ka kohe per kercenime. Permes nje komunikimi me mediat, sekretari Organizativ ne seline roze deklaroi se Astrit Patozi dhe Ilir Meta, u vune dje ne gare, kush i tregon me shume dhembet popullit opozitar. "Ata na kujtuan sot ministrat e piramidave, qe i mbanin asokohe ison faronit te tyre, Sali Berisha, edhe kur piramidat po u binin mbi koke. U kemi dhene vetem 10 dite kohe per te reflektuar, e do te jete shume keq per ta qe ta perdorin kete kohe per kercenime", deklaroi Klosi. Sipas tij, levizja popullore per hapjen e kutive shume shpejt do te kthehet ne levizje popullore per zgjedhje te parakohshme. Ai riperseriti qendrimin e socialisteve, duke thene se ata qe do te mbajne kutite e mbyllura forcerisht do te ikin nga pushteti demokratikisht. Nga ana tjeter, Partia Socialiste ka kushtezuar bojkotin e Grupit parlamentar Socialist, me hapjen e kutive te votimit.