Topi: Gati te negocioj mes PD e PS
E Marte, 24 Nentor 2009
Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte i gatshem te luaje rolin e negociatorit per te ulur dy palet, PD-PS ne bisedime per gjetjen e konsensusit dhe zgjidhjen e krizes politike. Por gjithnje, nese forcat politike, do te kene vullnetin ta bejne kete gje. Ne nje reagim per median, pas homazheve te kryera ndaj ish-kryetarit te Akademise se Shkencave, Teki Bicoku, kreu i shtetit u shpreh i gatshem te nderhyje ne kete situate politike, ku opozita vijon bojkotin disa mujore te cdo aktiviteti parlamentar, si dhe ka vene ultimatumin se po nuk u hapen kutite e votimit, protestat do te vijojne. "Se pari, nuk eshte koha per te dhene nje prononcim te tille ne nje eveniment si ky, ku une kam ardhur per te respektuar nje personalitet te rendesishem. Mirepo per te respektuar edhe gazetaret dhe ne te njejten kohe edhe median, une ate gatishmeri qe kam pasur gjithmone, vazhdoj ta kem, por ceshtja qendron gjithmone tek vullneti politik i partive politike", theksoi Presidenti. Sipas tij, ne rolin e kreut te shtetit, ai eshte i gatshem te nderhyje si negociator mbi palet, ne menyre qe forcat politike te gjejne nje konsensus per krizen e krijuar. Por per te arritur deri ketu, duhet fillimisht qe dy kahet e kunderta te politikes, pozita edhe opozita, te jene te gatshme qe te dialogojne dhe te kerkojne ndihmen e Presidentit ne kete situate. Kreu i shtetit se fundmi ka zhvilluar edhe disa takime me perfaqesues nderkombetare ne vend, ku ka diskutuar mbi situaten e ndere politike. Pak dite me pare, Presidenti takoi ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uithers, ku nder te tjera, diskutoi edhe mbi ngercin qe po kalon politika ne vend. Ne kete takim, kreu i shtetit Topi, permendi edhe mundesine e negociatave apo iniciatives se nje tryeze te gjere politike per te diskutuar mbi situaten, por ende asnje levizje nuk eshte bere. Me qendrimin e djeshem, Presidenti Topi, la te kuptohet se do te nderhyje vetem ne momentin kur te kete vullnetin nga te dy kahet politike ne vend, per te ulur ne bisedime dhe negociuar.
Bojkoti, bllokimi i ligjeve qe ndikojne per integrimin
Reagimi i djeshem i Presidentit, Bamir Topi, erdhi pas bojkotit rreth tre mujor qe opozita po vijon t'i beje cdo aktiviteti parlamentar. Qe nga celja e Kuvendit ne kete legjislature te re ne 7 shtator, deputetet e opozites, nuk pranojne te marrin pjese ne asnje seance plenare dhe aq me pak, ne mbledhjet e komisioneve parlamentare ku diskutohen dhe votohen projektligjet. Shqetesime te shumta, kreu i shtetit ka ngritur jo pak here ne kete aspekt, pasi sipas tij nje sere projektligjesh te rendesishme per reformen ne drejtesi, apo edhe ne sistemin gjyqesor nuk po miratohen per shkak te bojkotit te opozites. Projektligje te tilla te rendesishme, kerkojne nje numer te cilesuar votash, 84, te cilat mazhoranca ne pushtet nuk i ka. Pavaresisht ketij ngerci institucional, nga ana e opozites se majte, nuk ka asnje sinjal se 64 deputetet e saj, do te marrin pjese ne Kuvend apo ne komisione. Perkundrazi, nga kampi i majte, vijojne qendrimet e prera se nuk do te shkelin ne asnje aktivitet te institucionit te Kuvendit, ku u zgjodhen ne 28 qershor.