Marredheniet Shqiperi-Kine, ne 60 vjetorin e themelimit
E Marte, 24 Nentor 2009
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka marre dje nje telegram urimi nga kryeministri i Keshillit te Shtetit te Republikes Popullore te Kines, Wen Jiabao, me rastin e 60-vjetorit te vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve.
"Gjate 60 viteve te marredhenieve diplomatike, marredheniet kino-shqiptare kane njohur perparime te panderprera. Dialoget politike mes dy vendeve, ne nivele te larta jane shtuar, bashkepunimet me leverdi reciproke ne fushat ekonomike-tregtare, kulturore, arsimore, bujqesore, etj, kane arritur rezultate te frytshme, per ceshtjet nderkombetare e rajonale, te dyja palet kane bashkepunuar mire", thuhet ne telegram, teksa behet thirrje per thellimin dhe me te marredhenieve mes dy vendeve.
Nderkohe qe gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, delegacioni i Asamblese Popullore te Kines, u shprehen pro rritjes se shkembimeve tregtare. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur kenaqesine per pranine ne rritje te biznesit te madh te Kines ne Shqiperi, tha se kompanite kineze jane te mirepritura te investojne ne fushat e energjise, infrastruktures, shfrytezimit te pasurive natyrore apo teknologjise. Topalli perseriti qendrimin, se Shqiperia njeh vetem nje Kine, duke shprehur garancine se ekzistojne te gjitha premisat per forcimin e dialogut ndershteteror ne te gjitha nivelet. Anetaret e delegacionit, duke e konsideruar si shume domethenese ftesen e kryetares se Kuvendit, por edhe vizitat e niveleve te larta te koheve te fundit, shprehen interes ne konkretizimin e metejshem te bashkepunimit, vecanerisht ne fushen e ekonomise.