Fullani, biznesit: Mos kopjoni njeri-tjetrin
E Marte, 24 Nentor 2009
Per te garantuar suksesin e biznesit te tyre, shqiptaret nuk duhet te kopjojne njeri-tjetrin, por nga ana tjeter duhet te vleresojne me urgjence profesionalizimin ne burimet njerezore. Ne takimin e djeshem me bizneset, guvernatori Fullani tha se, ka ardhur koha qe bizneset shqiptare te shmangin sjelljen ne grup, ku nje ide biznesi ndiqet ne menyre pothuajse automatike nga biznese te tjere, pa studiuar madhesine e tregut, avantazhet konkurruese, shkallen e ekspertizes, apo eficiencen financiare te perdorimit te fondeve, sipas te gjitha hallkave ne te cilat duhet te kaloje nje vendimmarrje e kujdesshme. Tendenca e koheve te fundit per diversifikimin e bizneseve shqiptare, eshte nje gje e dobishme ne parim, por ajo nuk duhet bere ne dem te specializimit dhe uljes se eficiences, apo aq me pak pa kryer analizat makroekonomike dhe sektoriale. "Rritni horizontin kohor te vendimmarrjes dhe te investimeve tuaja dhe mbeshtetini ato ne analiza e plan-biznese te detajuara. Ajo qe dua te theksoj eshte se ky mesazh duhet te perceptohet me me urgjence nga ana juaj, pasi ju dispononi resurset e nevojshme financiare dhe njerezore per te qene me te kujdesshem ne huamarrje dhe ne investime" tha Fullani. Ai i tha shoqatave te biznesit se, Zhvillimi i ekonomise nuk mund te jete i qendrueshem ne qofte se alokimi i fondeve nuk realizohet duke ndjekur produktivitetin dhe parimin e eficiences sektoriale. Keqperdorimi i fondeve financiare demton agjentet dhe te gjithe ekonomine, duke lene pasoja afatgjata ne bilancet dhe borxhet e kompanive, ne tregun e punes dhe ne shperndarjen e kapitalit dhe teknologjise midis sektoreve ne ekonomi.