"Piraeus Bank", fitimi arrin 219 milione euro
E Marte, 24 Nentor 2009
Nje vit pas zhvillimit te plote te krizes ekonomike ne Greqi dhe ne rajon, "Piraeus Bank" grup, e njohur ne Tirane si "Tirana Bank", ia ka dale mbane te forcoje pozicionin e tij. Bilanci i Grupit eshte solid, likuiditeti i tij eshte ne nivelin thuajse me te larte ne historine e tij, shpenzimet operative mbeten ne te njejtat nivele dhe fitimi para provigjoneve shenon 603 milione euro per 9 mujorin e vitit 2009 krahasuar me 670 milione ne te njejten periudhe per vitin 2008, njoftuan burimet zyrtare te bankes. Shenjat pozitive per rikuperimin e ekonomise globale po forcohen gjithnje e me tej, ndersa sektori boteror financiar po vazhdon te rimekembe vetveten ne kushtet e reja te tregut. Pozita fiskale e Greqise kerkon struktura te menjehershme veprimi, ne menyre qe vendi te mbetet prane zhvillimeve ne nivel evropian. Menaxhimi i kujdesshem i "Piraeus Bank Group" do te vazhdoje te perfshije politikat kryesore dhe objektivat e zhvillimit ne tregjet e rajonit ku operon dhe aty ku perspektiva e zhvillimit afatmesem mbetet pozitive. "Piraeus Bank Group" eshte themeluar ne 1916. Banka ka operuar me pronesi dhe menaxhim privat deri ne vitin 1975, kur kaloi ne pronesi te shtetit deri ne vitin 1991, kur u privatizua serish. Qe prej atehere ka vazhduar rritjen e vazhdueshme te aktiviteteve te saj dhe shtrirjen e metejshme. Ne fund te shtatorit te vitit 2009, grupi zoteron nje rrjet prej 873 degesh (359 ne Greqi dhe 514 nderkombetare) dhe nje numer prej 13.653 punonjesish. Kapitali i "Piraeus Bank Group" shenon 3.7 miliarde euro, depozitat 31.4 miliarde, kredia 38.3 miliarde dhe totali i aseteve 52.3 miliarde euro.