 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rama shet 1.310 meter katror truall publik
E Marte, 24 Nentor 2009
Bashkia e Tiranes i ka shitur 1.310 meter katror truall publik, shoqerise "Tajvan". Ne kete afere korruptive me trojet publike, eshte perfshire vete kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, tha dje gjate nje takim me mediat, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Sipas nje dokumenti qe Olldashi e ka bere publik per mediat, Edi Rama me date 7 mars 2005 ka autorizuar nje nepunese te bashkise te lidhe nje kontrate me shoqerine "Tajvan". "Objekti i kontrates eshte shitja e nje trualli prej 1.310 m2 kesaj shoqerie, gje qe perben nje abuzim skandaloz me pushtetin dhe nje rast te vjedhjes se hapur te pasurive te qytetareve te Tiranes dhe qytetareve shqiptar",- tha Olldashi. Nderkohe qe sipas nenit 83 te Kodit Civil, per shitjen e pasurive te paluajtshme thuhet se, "veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te paluajtshme dhe te drejtave reale mbi to, duhet bere me akt noterial". Kjo perben bazen ligjore dhe neni 705: "Kontrata e shitjes qe ka per objekt kalimin e pronesise se nje sendi". Sipas Olldashit, nuk ka asnje mbeshtetje ligjore vete akti ose shitja e truallit shteteror nje qytetari apo nje shoqerie, sic eshte ne rastin konkret shoqeria "Tajvan" sh.p.k. "Kete siperfaqe publike kryetari i bashkise nga publike e ka kthyer ne toke te Besos, nga toke e qytetareve te Tiranes eshte shnderruar ne nje toke te nje njeriu, te afert te rrethit te z.Rama, nje klienti frekuent te bashkise, nje miku financiar dhe politik te kryetarit te Partise Socialiste",- tha Olldashi. Por a ka qene ne dijeni bashkia e Tiranes qe trualli eshte shteteror? Ne nje shkrese te 9 marsit 2005 firmosur nga regjistruesi i Pergjithshem i asaj kohe, Gazmend Zeneli, saktesohet se kjo prone figuron shteterore. Sipas Olldashit, bashkia e Tiranes ka qene ne dijeni te faktit qe kjo toke ishte shteterore dhe megjithate, ne kundershtim me ligjin e ka shitur ate. Sipas Olldashit, ka te pakten dy shkelje flagrante te ligjit. I pari qe eshte ligji i vitit 2005 per shitblerjen e trojeve neni 3 ne te cilin thuhet: "Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike deri sa te perfundoje kompensimi fizik i ish-pronareve. Kalimi i trojeve te lira nga prone shteterore ne prone private, lejohet vetem ne rastet qe vijojne; per ndertimin e banesave me qellim te lirimit te banesave te ish-pronareve, dhe rasti i dyte eshte me vendim te Keshillit te Ministrave per shitje me synim investime shume te rendesishme per vendin. Por sipas Olldashit, Besnik Sula pronar i shoqerise, "Tajvan" nuk ka bere ndonje banese atje, por ka bere nje aktivitet fitimprures. Olldashi ka zbardhur edhe nje shkelje te rende te ceshtjes ne fjale. Ne nenin 195 te Kodit Civil thuhet, se: "Pasurite e paluajtshme dhe te drejtat reale, mbi to qe jane fituar dhe njohur sipas dispozitave te ketij kodi, nuk mund te tjetersohen dhe kur eshte rasti te ngarkohen me barre ne rast se nuk eshte bere regjistrimi i tyre ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme". Por sikurse deshmojne permes shkreses se Zyres se Regjistrimit te Pasurive te vitit 2005, kjo pasuri figuronte pasuri-shtet dhe jo pasuri e lire. Sipas Olldashit, kryetari i bashkise i ka vjedhur qytetareve te Tiranes 1.310 m2 m'u ne zemer te kryeqytetit ose shprehur ne vlefte lekesh, i ka vjedhur 2.6 milione euro, sepse kjo toke i eshte shoqerise "Tajvan" me 120 mije leke te vjetra, apo 12 mije leke te reja. Pra me me pak se 100 euro m2 m'u ne zemer te kryeqytetit. Kur vlera, sipas Olldashit duhet te ishte minimalisht te pakten 2 mije euro. Pas zbardhjes se ketij skandali me pronat e paluajtshme ne Tirane, Olldashi ka ftuar prokurorine per te hetuar rastin ne fjale.
PS: Prokuroria te marre te pandehur Olldashin, per tunelin e Kalimashit
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave te Sokol Olldashi, per aferat me pronat e paluajtshme ne kryeqytet, duke i kerkuar te mos keqperdore detyren si minister Punesh Publike duke punuar ne fabriken e shpifjeve te Sali Berishes, ndaj bashkise se Tiranes. Permes nje komunikimi me mediat, zedhenesja e selise roze Armela Imeraj, deklaroi se te gjithe e dine kush eshte Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet te gjitheve, pergjigjen per katastrofen ne tunelin e Kalimashit. "Ku kane shkuar qindra-miliona eurot e zhdukura?! Sa eshte shuma qe i eshte marre fondeve te rruges se Kombit, per fushaten elektorale te Sali Berishes? Pse Sokol Olldashi, ka urdheruar hapjen e tunelit jashte kushteve teknike? Olldashi nuk ka pergjigje", u shpreh Imeraj. Sipas saj, i gjithe populli i di pergjigjet. Ajo kerkoi qe prokuroria ta kerkoje Sokoll Olldashin te pandehur. "Cdo dite qe shkon eshte nje padrejtesi ndaj nje popullit te tere", vleresoi zedhenesja e PS.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Negociata me PD, vetem per kutite"
- Rama: Kutite ose qeveria te ike, zgjedhje para kohe
- Milo: Topi nuk mund te negocioje mes PD e PS
- PD: Rama, harroje marrjen e pushtetit permes dhunes
- "Toke per punonjesit e fermave"
- Buxheti per Mbrojtjen, Imami i pakenaqur nga fondi i dhene
- "Te perndjekurit, leket deri ne fund te vitit, gati lista"
- Lame: Protestat e opozites, te njejta si ne 90-en kur populli u ngrit
- Rama mbledh Grupin e PS, prezente dhe kritiket
- Berisha: Me 8 dhjetor, feste ne shesh
- Basha: Dhuna do te marre pergjigje ligjore
- "Projekti i socialisteve per bllokimin e vizave, deshtoi e perfundoi ne Lane"
- "Ligji antimafia, miratimi deri ne dhjetor, nje kusht"
- Meta: S'merret pushtet me ultimatume, hapja e kutive, nje alibi per rremuja
- Klosi: Kohen prej 10 ditesh, ta perdorin per reflektime
|
|