 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gripi sezonal, nje 15-vjecar nga Berati ne gjendje te rende
E Marte, 24 Nentor 2009
Shenohet rasti i pare i rende me gripin e zakonshem. Pacienti eshte nje 15-vjecar nga Berati, i cili eshte sjelle me urgjence ne Tirane. Nga shenjat dhe forma e rende shendetesore, u dyshua per virusin A/H1N1, por pas ekzaminimeve dhe analizave rezultoi se pacienti kishte tipin A, pra gripin e stines, por jo nentipin H1N1. Specialistet e Ministrise se Shendetesise konfirmojne shtim te rasteve me gripin e stines dhe po ashtu, edhe me ate te derrit. Mbi 12 mije ka arritur numri i te prekurve ne jave nga gripi i stines dhe 169 me ate te derrit. Instituti i Shendetit Publik, raporton se 60 per qind e te semureve me influenca respiratore jane mbartes edhe te virusit A/H1N1 dhe 40 per qind jane te prekur nga gripi stinor. "Sot numri i te prekurve eshte 169 raste te konfirmuara, po kemi 409 raste te konfirmuara me influencen stinore", u shpreh drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero. Sipas tij, gjate kesaj jave numri i vizitave ne spitale dhe poliklinika eshte shume i larte. Drejtuesit e shendetesise deklarojne se 250 mije vaksinat e para te gripit te derrit, pritet te vijne ne fillim te dhjetorit. Nderkohe qe pak muaj me pare afati i fundit ishte muaji nentor. Kurse per sa iu perket virozave te stines,, specialistet nuk hezitojne te rekomandojne perdorimin e vaksines anti-grip.
Masat
Per sa i perket ndryshimit te planit te masave qe ka marre komiteti i pandemise ne vendin tone, ato nuk do te ndryshojne pavaresisht rritjes se numrit te te prekurve nga gripi sezonal dhe virusi A/H1N1.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pronat, kthimi fizik me 2011
- Punonjesit e bashkise, proteste 2 ditore per autonomine
- A4 shpallen fituesit, nisin regjistrimet
- Ndergjegjesim ne diten kunder AIDS-it
- Pacientet me AIDS: Ndihemi te diskriminuar
- Falja, 450 te denuar ne pritje te lirimit
- SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
- Gripi, shperthen epidemia
- Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit
- H1N1, 198 te prekur, situata jo alarmante
- Kontraceptivet, informacion ne farmaci per qytetaret
- Nata e Bardhe i jep gjalleri Tiranes
- "Njerez te Humbur", vazhdon misionin edhe ne Kosove
- Flamuj ne cdo dritare te Tiranes dhe Prishtines
- "Nata e Bardhe", feste, vallezime
|
|